BE mbështet kulturën e Ballkanit Perëndimor me një nismë prej €8 milion
BE mbështet kulturën e Ballkanit Perëndimor me një nismë prej €8 milion
BE ka shpallur një nismë të re “Culture and Creativity for the Western Balkans (CC4WBs)” e cila promovon marrëdhënie paqësore dhe zhvillimin socio-ekonomik. Projekti do të zbatohet nga UNESCO, British Council dhe Italian Agency for Development Cooperation.
Mariya Gabriel, European Commissioner for Innovation, Research, Culture, Education and Youth , tha “ Jam e lumtur që, së bashku me kolegun tim komisionerin Várhely, mundëm të lançonim një veprim ambicioz prej €8 milion për të mbështetur sektorët kulturorë dhe krijues në Ballkanin Perëndimor. Kultura e përbashkët mund të çojë në një mirëkuptim të ndërsjellët, bashkëpunim paqësor dhe stabilitet si dhe përfitime ekonomike, veçanërisht në një rajon që ka një trashëgimi kaq të pasur kulturore. Unë jam e përkushtuar për të ndihmuar në integrimin e Ballkanit Perëndimor në të gjitha fushat e portofolit tim, dhe i uroj shumë suksese UNESCO-s dhe partnerëve e tij në zbatimin e kësaj nisme.
Institucionet kërkimore dhe të arsimit, studentët dhe profesionistë të mediave nga rrjetet e pavarura, blogjet dhe prodhuesit e përmbajtjeve kulturore do të jenë çelësi i kësaj nisme.
Burimi: Creative Europe
Fotot nga: Creative Europe