BE shpall thirrjen për propozime për të fuqizuar shoqërinë civile në Serbi
BE shpall thirrjen për propozime për të fuqizuar shoqërinë civile në Serbi
Delegacioni i BE-së në Serbi ka shpallur një thirrje të re për propozime për organizatat e shoqërisë civile. Thirrja për propozime e financuar nga BE-ja, ka vlerën prej 4.8 milion eurosh dhe synon të fuqizojë shoqërinë civile në Serbi për të marrë pjesë në mënyrë aktive në marrjen e vendimeve duke nxitur më tej një mjedis të përshtatshëm për shoqërinë civile, duke forcuar kështu procesin e integrimit të Serbisë në BE.
Konkretisht, kjo thirrje do të forcojë edhe më tej kapacitetin e përgjithshëm të shoqërisë civile nëpërmjet National Resource Centre të BE-së. Gjithashtu, do të rrisë kapacitetet e grupeve bazë e informale për advokimin dhe monitorimin e reformave dhe procesit të integrimit të Serbisë në BE nëpërmjet mbështetjes financiare fleksibël për zhvillimin e OSHC-ve dhe grupeve informale. Ajo do të përqendrohet në forcimin e shoqërisë civile të pa zhvilluar në sektorë të veçantë dhe në ndihmën e transformimit të grupeve informale në OSHC-ve të organizuara.
Emanuele Giaufret, Ambasador i BE-së në Serbi, u shpreh: “Demokracia është më e fortë kur shoqëria civile është e fortë dhe në gjendje të forcojë transparencën dhe përgjegjësinë e autoriteteve publike dhe promovon angazhim aktiv të qytetarëve brenda komuniteteve të tyre për procese gjithëpërfshirëse dhe pjesëmarrëse. Jam shumë krenar që BE-ja do të vazhdojë të mbështesë shoqërinë civile serbe dhe të kontribuojë për ta bërë atë sa më efektive dhe të qëndrueshme. Një shoqëri civile e fuqizuar është një element shumë i rëndësishëm në një sistem demokratik dhe duhet të njihet e të trajtohet si e tillë nga të gjitha palët e interesit dhe institucionet shtetërore.
Pas një rritjeje të qëndrueshme në terma afatgjatë, kontributi vjetor i BE-së do të jetë 5.5 milion euro, kjo përbën kontributin total të BE-së për shoqërinë civile në Serbi të jetë 17 milion euro për një periudhë tre vjeçare. Kjo ndihmesë do të ofrohet përmes një kombinimi të mënyrave të financimit për t’ju përgjigjur nevojave specifike të OSHC-ve të ndryshme në aspektin e madhësisë, nivelit të kapacitetit dhe pranisë gjeografike.
Do të ketë kontakt të vazhdueshëm me organizata më të vogla, në veçanti përmes mbështetjes financiare për zhvillimin e OSHC-ve dhe palëve të treta dhe mekanizmave mbështetës fleksibël.
Source: Bashkimi Evropian në Serbi
Fotot nga: Bashkimi Evropian në Serbi