BE-ja po investon 91 milionë euro në hekurudhat e Kosovës për të ndihmuar në përmirësimin e lidhjes me Evropën
BE-ja po investon 91 milionë euro në hekurudhat e Kosovës për të ndihmuar në përmirësimin e lidhjes me Evropën
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë shënuar sot në Fushë Kosovë fillimin e punimeve të bashkëfinancuara nga BE-ja për rehabilitimin dhe modernizimin e 34 kilometrave të hekurudhës në mes të Fushë Kosovës dhe Mitrovicës.
Vlera totale e punimeve, të cilat do të kryhen gjatë 15 muajve të ardhshëm, kap vlerën 68 milionë euro, nga të cilat BE-ja siguron 27 milionë euro, nëpërmjet Planit të saj Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) 41 milionë euro të mbetura. “Tani po fillojmë të rehabilitojmë dhe të përmirësojmë seksionin e dytë të Linjës Hekurudhore rajonale 10 në Kosovë, e cila është pjesë e Rrjetit të Transportit Trans-Evropian (TEN-T) dhe lidh Kosovën me rajonin dhe pjesën tjetër të Evropës”, tha Szunyog.
Linja Hekurudhore 10, e cila fillon nga Maqedonia e Veriut, kalon Kosovën dhe mbërrin në Serbi, është e gjatë 256 kilometra, 148 prej të cilave janë në Kosovë. Përmirësimi i seksionit të parë nga kufiri me Maqedoninë e Veriut në Fushë Kosovë, 66 kilometra i gjatë, ka filluar në gusht të vitit 2019 dhe pritet të përfundojë në fund të vitit 2023, ndërsa përgatitjet për përmirësimin e seksionit të tretë nga Mitrovica e tutje, janë në vazhdim.
Linja hekurudhore 10 ishte përgjithësisht në gjendje të keqe me kufizime të rënda strukturore që kufizonin shpejtësinë e trafikut në 60 km/h. Rehabilitimi i saj, është investimi i parë i madh në sektorin hekurudhor në Kosovë dhe përfshin ndërrimin e çelësave, shinave dhe traversave të vjetruara, si dhe rinovimin e tuneleve dhe urave.
Lexo më shumë (Read more)
Burimi: EU Office in Kosovo
Fotografitë: EU Office in Kosovo