Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
Pesë gra të jashtëzakonshme që po sjellin ndryshimin në fushat e tyre ndërkohë që janë kthyer në frymëzim për shoqërinë, janë nominuar nga #TeamEurope në Maqedoninë e Veriut për Çmimin Gruaja Evropiane e Vitit 2022.
Pesë kandidatet janë Koordinatorja Kombëtare e Transplanteve Maja Mojsova Mijovska, alpinistja Ilina Arsova, regjizorja dhe shkrimtarja Dina Duma, drejtoresha e Galerisë Kombëtare Dita Starova Qerimi dhe themeluesja e kompanisë MaMa Organa Natalija Burgieva. Ato u propozuan nga ambasadorët e Kroacisë (Nives Tiganj), Gjermanisë (Anke Holstein), Rumanisë (Monica Axinte), Suedisë (Kristen Forsgren Bengtsson) dhe BE-së (David Geer).
“Kemi zgjedhur që në Ditën Ndërkombëtare të Gruas të nderojmë pesë gra të jashtëzakonshme që kanë treguar se vetëm qielli është kufiri në ndjekjen e ëndrrave dhe në punën për të mirën e përbashkët. Historitë e tyre janë vërtetë frymëzuese. Ato thyejnë paragjykimet, dëshmojnë se gjinia nuk ka të bëjë me aftësinë dhe se aftësia dhe përkushtimi nuk kanë gjini”, u shpreh ambasadori Geer në ceremoninë, në të cilën mori pjesë edhe Zonja e Parë Elizabeta Gjorgievska.
The Delegation’s European Woman of the Year Award – plotësues i cmimit European of the Year që delegacioni prezantoi në vitin 2019 – synon të rrisë ndërgjegjësimin për barazinë gjinore, duke vlerësuar gratë që udhëheqin dhe ndihmojnë për të sjellë barazinë gjinore në botë.
Burimi: EU Delegation to North Macedonia
Photo credits: EU Delegation to North Macedonia
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!