Fillon prodhimi i energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut nëpërmjet impianteve diellore të financuara nga BE.
Fillon prodhimi i energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut nëpërmjet impianteve diellore të financuara nga BE.
Stacioni i parë i madh diellor në Maqedoninë e Veriut është lidhur me rrjetin energjetik dhe tashmë po prodhon energji të pastër. Fabrika është financuar me mbështetjen e donatorëve dypalësh Western Balkans Investment Framework (WBIF) dhe European Bank for Reconstruction and Development (EBRD).
Stacioni fotovoltaik 10MW u ndërtua nga kompania publike JSC Elektrani na Severna Makedonija (ESM) në vendin e ish-minierës së qymyrit të linjitit Oslomej. Fabrika është pjesë e një kauze më të madhe, për pastrimin e vendit dhe larmishmëri të burimeve të energjisë dhe për të mbështetur dekarbonizimin. Ajo pritet të prodhojë pothuajse 15 GWh energji elektrike dhe të kursejë 12.177-ton CO2 në vit.
Në përputhje me qasjen e Team Europe, EBRD-ja ka dhënë një hua prej €5.9 milionë, duke plotësuar një grant prej €1.6 milionë nga donatorët bilateralë të WBIF-së dhe një kontribut kombëtar prej €1.3 milionë. Përveç kësaj, edhe Italia e mbështeti projektin duke financuar vlerësimin e realizueshmërisë teknike.
Centrali fotovoltaik Oslomej 1 është një nga 21 projektet më të rëndësishme në rajonin e Ballkanit Perëndimor (21 flagship projects in the Western Balkan region) të përzgjedhur për financim nga BE përmes WBIF në vitin 2022. Projekti është identifikuar si Flagship 4, për energjinë e rinovueshme, në EU’s Economic and Investment Plan for the Western Balkans 2021-2027.
Burimi: WBIF
Foto nga: WBIF