Mbështetje e BE-së për energjinë, prej 165 milion Eurosh, për të ndihmuar familjet më të cenueshme dhe NVM-të në Serbi
Mbështetje e BE-së për energjinë, prej 165 milion Eurosh, për të ndihmuar familjet më të cenueshme dhe NVM-të në Serbi
Ambasadori i BE-së në Serbi Emanuele Giaufret dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vučić qenë sot dëshimtarë të nënshkrimit të një buxheti prej 165 milionë Eurosh për të luftuar krizën energjitike në Serbi. Familjet e cenueshme dhe NVM-të në Serbi do të paguajnë më pak për energjinë nëpërmjet kësaj ndihme të BE-së, të njoftuar nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen , në tetor 2022.
Marrëveshja është nënshkruar nga ministrja për Integrime Evropiane, Tanja Miščević,Tanja Miščević, dhe Zëvendës Shefja e Delegacionit të BE-së në Serbi, Plamena Halačeva. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe ministri i Financave Siniša Mali, Ministrja e Minierave dhe Energjetikës Dubravka Djedović dhe Drejtoresha e Përgjithshme e “Elektromreža Srbije” Jelena Matejić. Kjo mbështetje e menjëhershme është transhi i parë i Paketës ambicioze të BE-së për Mbështetjen e Energjisë prej 1 miliardë Eurosh, për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor të përballet me krizën aktuale të energjisë dhe për të promovuar tranzicionin drejt energjisë së pastër.
500 milionë Eurot për gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimordo të sigurojnë fonde të drejtpërdrejta për ekonomitë e rajonit nëpërmjet masave të mbështetjes buxhetore: Për balancimin e rritjes së çmimeve të energjisë për bizneset dhe sektorin e energjisë, për t’i mbajtur të përballueshme çmimet e energjisë, veçanërisht për familjet e cenueshme dhe për të mbështetur masa politikash për të përshpejtuar tranzicionin drejt energjisë së gjelbër.
Pjesa e dytë e paketës – 500 milionë Euro të tjera– do të mbulojnë investimet pararojë prioritare për të diversifikuar furnizimin me energji, për të nxitur energjinë e rinovueshme dhe për të përmirësuar efiçencën energjitike. Ajo do të promovojë dhe tranzicionin drejt energjisë së pastër në rajon dhe do të ndërpresë varësinë ndaj karburanteve fosile ruse.
Burimi: WBIF
Fotografitë: WBIF