Paketa e Mbështetjes për Energjinë: BE-ja i jep Kosovës 75 milionë Euro për ta ndihmuar të përballojë krizën e energjisë News | WeBalkans

Paketa e Mbështetjes për Energjinë: BE-ja i jep Kosovës 75 milionë Euro për ta ndihmuar të përballojë krizën e energjisë

01 Mar 2023
1/03/2023

Paketa e Mbështetjes për Energjinë: BE-ja i jep Kosovës 75 milionë Euro për ta ndihmuar të përballojë krizën e energjisë

75 milionë Eurot janë transhi i parë i fondeve që do të marrë Kosova nga Paketa e BE-së e Ndihmës për Energjinë për Ballkanin Perëndimor, me vlerë 1 miliard Euro, të krijuar nga BE-ja dhe shtetet e saj Anëtare për ta ndihmuar rajonin që të përballojë krizën e energjisë dhe rritjen e jashtëzakonshme të çmimeve të energjisë për shkak të sulmit të pajustifikuar dhe të pashkak e në shkallë të gjerë të Rusisë kundër Ukrainës. 

 

E gjithë paketa do të dorëzohet me dy pjesë nga 500 milionë Euro secila, me paketën e parë të fokusuar menjëherë për ofrimin e mbështetjes së drejtpërdrejtë për familjet dhe bizneset më të prekura dhe të dytën për tranzicionin tek energjia e pastër në rajon dhe për uljen e varësisë nga karburantet fosile ruse. „Sulmi i pajustifikuar dhe i pashkak e në shkallë të gjerë i Rusisë ndaj Ukrainës ka prekur gjithë botën duke shkaktuar kriza energjetike dhe ushqimore. Efektet e këtyre krizave janë ndjerë më shumë nga ekonomitë më të cenueshme dhe BE-ja është angazhuar, si për të mbështetur Ukrainën që të mbrohet nga sulmi, ashtu dhe për të ndihmuar partnerët e vet për ta përballuar krizën,“ tha ambasadori Szunyog.

 

BE-ja vijon të jetë furnizuesi më i madh i asistencës financiare për Kosovën, me 1.2 miliardë Euro të siguruara nëpërmjet Instrumenteve të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA) I dhe II, nga 2007-a deri në 2022-shin. Tashmë po ofrohet asistencë e mëtejshme financiare nëpërmjet IPA III-shit. BE-ja është edhe partneri më i madh tregtar i Kosovës.   

Burimi: CSGD, EU Office in Kosovo

Fotografitë: CSGD, EU Office in Kosovo

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.