Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
The European Investment Bank (EIB), ka nënshkruar një kredi 20 milionë euroshe në degën e saj të re, EIB Global. Nëpërmjet Intesa Sanpaolo Banka BiH, kredia synon të nxisë punësimin e të rinjve, barazinë gjinore dhe praktikat shoqërore gjithëpërfshirëse midis ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SMEs) dhe ‘mid-caps’ (kompanitë me një kapitalizim prej €2 million and €10 million).
Këto fonde do t’i mundësojnë Intesa Sanpaolo BiH-ut t’u japë hua kompanive lokale që janë të përkushtuara për të përmirësuar ndikimin social të bizneseve të tyre dhe për të krijuar mundësi afatgjata udhëheqjeje dhe punësimi për gratë, të rinjtë dhe segmentet e popullsisë që përballen me barriera më të larta hyrjeje në tregun e punës.
Kjo kredi novatore përfshin një mekanizëm shpërblimi të bazuar në performancë për kompanitë që përmbushin objektiva specifike për të nxitur udhëheqjen, punësimin dhe mundësitë e zhvillimit profesional për gratë, të rinjtë dhe grupet e cënueshme (p.sh. personat me aftësi të kufizuara, refugjatët, etj.). Sipas kësaj skeme nxitëse, objektivat e përshtatura të ndikimit social do të bien dakord me çdo kompani që përfiton nga financimi i EIB-së. Një shpërblim financiar, që përputhet me nivelin e ndikimit social të krijuar, do t’u shpërndahet atyre që përmbushin këto objektiva.
Mekanizmi i shpërblimit do të financohet nëpërmjet një granti prej 3.3 milionë eurosh të ofruar nga EIB’s Economic Resilience Initiative Fund, me qëllim nxitjen e krijimit të vendeve të punës dhe rritjes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të sektorit privat. Një program gjithëpërfshirës i asistencës teknike do të krijohet për të mbështetur zbatimin e projektit dhe arritjen e objektivave të ndikimit social në dakortësi me SME-të dhe mid-caps.
Ky do të jetë bashkëpunimi i gjashtë midis EIB-së dhe Intesa Sanpaolo BiH në mbështetje të sektorit privat në BiH që ka rezultuar në disbursimin e mbi 238 milionë euro dhe ka ofruar mbështetje për 339 kompani deri më tani. Deri më sot, EIB-ja ka dhënë 860 milionë euro për sektorin privat në Bosnje dhe Hercegovinë, gjë që ka ndihmuar në ruajtjen e afro 100,000 vendeve të punës.
Burimi: EIB
Fotot nga: EIB
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!