Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
Lajme / EIB ofron 1.5 milion euro grante për eficiencën e energjisë në Prishtinë
The European Investment Bank (EIB) – krahu huadhënës i BE-së – ka ofruar një grant prej 1.5 milion eurosh për ndihmë teknike nëpërmjet degës së re EIB Global për të financuar përgatitjen e projektit për zgjerimin e sistemit të ngrohjes qendrore në Prishtinë. Projekti do të sjell një sistem ngrohjeje energjitik më efikas për qytetin, duke ndihmuar në reduktimin e ndotjes së ajrit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për 210,000 njerëz.
Ndihma teknike e EIB-së do të mbështesë zhvillimin e një plani dekarbonizimi për sistemin ngrohës në Prishtinë, përgatitjen e vlerësimeve të nevojshme të ndikimit mjedisor dhe social dhe zbatimin e projektit. Fondet janë ofruar nga EIB dhe BE për të përforcuar infrastrukturën kryesore që përmirëson jetën e njerëzve. Me qëllim mbështetjen e rritjes rezistente dhe gjithëpërfshirëse në Ballkanin Perëndimor, Banka e BE-së ofron mbështetje financiare për zhvillimin e infrastrukturës dhe të sektorit privat.
Që nga fillimi i pandemisë, EIB ka ofruar 70 milionë euro për Kosovën për të mbështetur rimëkëmbjen e shpejtë të bizneseve të vogla dhe ndërtimin e planeve rreth trajtimit të ujërave të zeza në Gjilan dhe Mitrovicë.
Burimi: EIB
Fotot nga: EIB
Mëso më shumë
Regjistrohuni në buletinin tonë mujor për të gjitha lajmet e fundit, tregimet, mundësitë e financimit, dhe ngjarjet!
Ju gjithashtu mund të zgjidhni të merrni një përmbledhje javore ose njoftime të menjëhershme.Buletini dhe njoftimet janë në gjuhen Angleze.
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!Thank you! Please check your e-mail
We have sent you an email with a confirmation link. Click on the link and complete your subscription.
If you don’t see the email in your inbox please check your spam folder.