EIB promovon punësimin social gjithëpërfshirës dhe sipërmarrjen në Serbi News | WeBalkans

Lajme

Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.

30/06/2022

EIB promovon punësimin social gjithëpërfshirës dhe sipërmarrjen në Serbi

European Investment Bank (EIB)- krahu huadhënës i Bashkimit Evropian- dhe UniCredit Bank Serbia kanë lançuar zyrtarisht një linjë kredie prej 30 milionë eurosh për të mbështetur punësimin, trajnimin profesional dhe punësimin afatgjatë të njerëzve nga grupe sociale vulnerabël. Këto fonde do të mundësojnë që UniCredit t’u japë hua kompanive serbe që janë të angazhuara për të përmirësuar ndikimin social të biznesit të tyre dhe për të krijuar mundësi punësimi dhe sipërmarrjeje afatgjatë për gratë, të rinjtë dhe ato segmente të popullsisë që hasin pengesa më të mëdha për të hyrë në tregun e punës. Përfaqësues të Qeverisë së Republikës Serbe dhe Delegacionit të BE-së në Serbi morën pjesë në ceremoninë e lançimit, duke shprehur mbështetje për instrumentet financiare sociale të këtij lloji.

 

Përveç fondeve, kompanitë serbe do të marrin një shpërblim financiar në bazë të performancës nëse përmbushin objektiva specifike për të nxitur udhëheqjen, punësimin dhe zhvillimin profesional për gratë, të rinjtë dhe të tjerët, duke përfshirë njerëzit me aftësi të kufizuara dhe refugjatët që shpesh hasin pengesa te mëdha për të marrë pjesë në mundësi të tilla. Shpërblimi financiar ofrohet si një grant në kuadër të EIB’s Economic Resilience Initiative (ERI), e cila synon të nxisë krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e qëndrueshme të sektorit privat. Kjo është huaja e parë e sektorit privat të EIB-së në Ballkanin Perëndimor nën ERI, e cila do të kontribuojë në objektivat më të rëndësishme në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm. EIB-ja do të ofrojë gjithashtu ndihmë teknike për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve për të arritur këto qëllime dhe për të pasur një ndikim më të gjerë social.

Burimi: EIB

Fotot nga: EIB  

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.