Granti prej 500,000 Eurosh i BEI-t do të mundësojë lëvizshmëri urbane të qëndrueshme në Nish, Serbi
Granti prej 500,000 Eurosh i BEI-t do të mundësojë lëvizshmëri urbane të qëndrueshme në Nish, Serbi
Banka Evropiane e Investimeve (BEI) – krahu financues i BE-së – ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me qytetin e Nishit në Serbi për të financuar përgatitjen e një plani për lëvizshmëri urbane të qëndrueshme duke i mundësuar qytetit të marrë vendime të informuara lidhur me investimet në sistemin e tij të transportit. Duke marrë parasysh modelet ekzistuese të udhëtimit, tendencat e zhvillimit dhe objektivat e planifikimit strategjik të bashkisë, plani i lëvizshmërisë urbane të qëndrueshme do të garantojë optimizimin e investimeve për të ofruar lëvizshmëri efikase, të sigurt, të leverdishme dhe më pak të varur nga karboni. Ndihma teknike do t’i mundësojë qytetit të Nishit të shqyrtojë mundësitë e krijuara nga eliminimi i ardhshëm i trafikut rrugor të shkaktuar nga transporti i mallrave në korridorin hekurudhor ndërurban që përshkon qytetin.
Plani për lëvizshmërinë urbane të qëndrueshme dhe investimet që do të gjenerojë do të ndihmojnë rritjen e Nishit, mbështetur nga një sistem transporti me cilësi të lartë dhe të mirintegruar dhe do të rrisin fuqinë tërheqëse të qytetit si vend banimi dhe investimi. Ndihma teknike do të ofrohet nga Ekipi i Evropës dhe Nisma e përbashkët e Financimit të Projekteve Urbane midis BEI-t dhe AFD-së, e ndërmarrë për të mbështetur projektet urbane ambicioze.
Burimi: BEI
Fotografitë: BEI