4.65 milionë euro në mbështetje të sipërmarrjeve në komunitetet rome
4.65 milionë euro në mbështetje të sipërmarrjeve në komunitetet rome
Fondi Evropian i Investimeve (FEI) ka nënshkruar një marrëveshje garancie me REDI Economic Development S.A. duke vënë në dispozicion 4.65 milion euro për sipërmarrësit që operojnë në komunitetet rome në Rumani, Bullgari, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo nismë, e mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe e ofruar në kuadër të Programit të BE-së të Punësimit dhe Inovacionit Social, do të sigurojë financimin e më shumë se 300 bizneseve të vogla dhe krijimin e të paktën 1000 vendeve pune.
Fondet do të vihen në dispozicion për mikro-bizneset aktive në komunitetet e margjinalizuara rome, të cilat do të jenë në gjendje të marrin kredi deri në 25,000 euro. Krahas mbështetjes financiare, REDI do të ofrojë edhe asistencë teknike për sipërmarrësit si dhe do të mbështesë mbulimin e këtyre komuniteteve rome. Ky është instrumenti i parë financiar i BE-së që synon veçanërisht komunitetet rome, duke siguruar mundësi punësimi gjithëpërfshirëse.
Burimi: FEI
Fotografitë: Nisma për Zhvillimin e Sipërmarrjeve Rome (REDI)