Grante nga BE-ja në shumën 263 milionë euro për 7 projekte në Serbi News | WeBalkans

Lajme

Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.

21/12/2022

Grante nga BE-ja në shumën 263 milionë euro për 7 projekte në Serbi

Së fundmi, Bashkimi Evropian prezantoi një paketë të re për energjetikën në mbështetje të Ballkanit Perëndimor, nga e cila do të përfitojë veçanërisht Serbia. Planet janë të larmishme, dDuke filluar që nga mbështetja për familjet dhe bizneset vulnerabël për të zbutur rritjen e çmimeve të energjisë, e deri te hidrocentrali dhe centrali i ri eolik, dhe do të konkretizohen së shpejti në Serbi dhe në rajon.

 

Serbia dhe BE-ja kanë rënë dakord për një paketë me shtatë projekte të reja për energjetikën, mjedisin dhe infrastrukturën e transportit. Ky është investimi më i madh i BE-së në Serbi përekonominë e gjelbër. Operation Board of the EU dhe Western Balkan Investment Framework i tij, bashkëfinancuar nga shtetet anëtare, miratuan grantet e BE-së me vlerë 263 milionë euro për shtatë projekte në Serbi. Grantet e miratuara nga BE-ja plotësojnë financimin e huave nga European Investment Bank,  European Bank for Reconstruction and Development, dhe German Kreditanstalt für Wiederaufbau (KfW), si dhe kontributet kombëtare nga Serbia. Fondet janë dhënë në vijim të donacioneve të Bashkimit Evropian për të mbështetur Green Agenda for the Western Balkans dhe përmbajnë elemente  të EU’s Economic and Investment Plan.

 

Këto projekte të reja do të ndikojnë pozitivisht dhe drejtpërdrejt te cilësia e jetës në të gjithë Serbinë, duke përmirësuar konektivitetin dhe reduktuar emetimet e panevojshme dhe degradimin mjedisor. Ky investim prej 263 milionë eurosh do të mundësojë rritjen të konsiderueshme ekonomike nëpërmjetmundësive të reja për biznes dhe hapjes së vendeve të reja të punës në komunitetet vendase.

 

Më 6 dhjetor, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, prezantoi Energy Support Package for the Western Balkans në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Tiranë. Donacioni për sektorin energjetik të Serbisë është pjesë e fondeve prej 500 milionë eurosh për projektet në sektorin energjetik të Ballkanit Perëndimor, siç u njoftua në samitin e Tiranës.

Lexoni më shumë (Read more)

Burimi: EU Delegation to Serbia

Fotografia: EU Delegation to Serbia

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.