Evropa Krijuese lançoi thirrjen për vitin 2022 për projektet evropiane të bashkëpunimit
Evropa Krijuese lançoi thirrjen për vitin 2022 për projektet evropiane të bashkëpunimit
Komisioni Evropian lançoi në shkurt një thirrje për propozime në kuadër të fushës së kulturës të programit ‘Evropa Krijuese’ për të mbështetur projekte të bashkëpunimit evropian. Me këtë thirrje, Komisioni Evropian mbështet profesionistë të sektorit kulturor dhe krijues në një spektër të gjerë aktivitetesh dhe nismash.
Veprimi integron çështjet ndërsektoriale të gjithpërfshirjes, mbrojtjes së mjedisit dhe barazisë gjinore si dhe prioritetet tematike të rëndësishme për nismën ‘New European Bauhaus’.
Me një buxhet prej €68 milionësh, veprimi do te nxisë bashkëpunimin ndërmjet organizatave të sektorëve krijues. Thirrja ka si objektiv forcimin e krijimit ndërkombëtar, lejimin e qarkullimit te veprave dhe artistëve evropianë, dhe kultivimin e talenteve. Në këtë mënyrë ai mbështet risitë, përparimin, gjenerimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike.
Ngritja e kapaciteteve apo aktivitetet trajnuese në sektorët e trashëgimisë kulturore, muzikës, librave dhe botimeve, arkitekturës, modës dhe dizajnit si dhe turizmit kulturor janë prioritetet e këtij raundi veprimesh. Projektet mund të fokusohen gjithashtu në zhvillimin e audiencës, përfshirjen sociale, qëndrueshmërinë, digjitalizimin ose zhvillimin e lidhjeve ndërkombëtare për profesionistët e kulturës.
Burimi: Creative Europe
Foto nga: Creative Europe