Çelet Thirrja për Çmimin e BE-së për Gazetari Investigative 2023 News | WeBalkans

Lajme

Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.

17/05/2023

Çelet Thirrja për Çmimin e BE-së për Gazetari Investigative 2023

Çmimi i BE-së për Gazetari Investigative 2023 po pranon tani aplikime. Edhe një herë, çmimi prestigjioz vlerëson historitë më të mira investiguese që janë botuar vitin e kaluar kalendarik dhe hapet për gazetarët nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia.

 

Këtë vit, Çmimi i BE-së, përveç çmimeve kombëtare po prezanton një çmim rajonal për historitë më të mira nga gjithë rajoni bazuar te kritere të përcaktuara qartësisht. Kjo kategori e re është një zhvillim emocionues që do t’i nxisë gazetarët të mendojnë përtej kufijve kombëtarë dhe të trajtojnë probleme që ndikojnë gjithë rajonin.

 

Fondi i çmimit vjetor për secilin shtet është 10,000 euro, dhe fondi i çmimit për çmimet rajonale është po ashtu 10,000 euro. Tri historitë më të mira të vitit do të marrin çmim, dhe shuma për çmimet kombëtare dhe rajonale është 5,000 euro (vendi i parë), 3,000 (i dyti), dhe 2,000 (i treti).

 

Historitë duhet të kontribuojnë për lirinë e shprehjes, sundimin e ligjit dhe transparencën që të mund të nominohen. Ato duhet të mbulojnë tema të ndryshme që kanë ndikim te ekonomia kombëtare dhe rajonale, vështirësitë për proceset e integrimit të këtyre shteteve në BE dhe problemeve të tilla si krimi i organizuar, format e ndryshme të ndikimit të huaj, dhunimi i të drejtave të njeriut, përfshirë dhe ato në fushën digjitale, sikurse dhe tema të tjera të cilat publiku mund të mos i njohë dhe aq mirë sa të parat.

 

Aplikimet mund të nominohet për çmimin kombëtar ose rajonal, ose për të dyja, dhe kjo mundësi ofrohet te vetë forma e aplikimit. Veç kësaj, një kandidat mund të aplikojë me disa histori në konkurs.

 

Fituesit e çmimeve kombëtare në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi bëhen automatikisht kandidatë për çmimin rajonal të BE-së për gazetarinë investiguese, nëse kjo shprehet në këtë mënyrë në formën e aplikimit. Juria për dyja çmimet, kombëtare dhe rajonale, përbëhet nga ekspertë lokalë dhe ndërkombëtarë të medias, redaktorë, anëtarë akademie dhe gazetarë të mirënjohur.

Read more

Photo credits: BIRN

Source: BIRN

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.