Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
Lajme / Bosnja dhe Hercegovina i bashkohet EU Civil Protection Mechanism
Më 6 shtator, Bosnja dhe Hercegovina u bë anëtare me të drejta të plota e EU Civil Protection Mechanism – kuadrit të solidaritetit evropian që ndihmon shtetet në rastet kur tronditen nga katastrofat. Komisioneri për Menaxhimin e Krizës, Janez Lenarčič, erdhi në Sarajevë si përfaqësues i Bashkimit Evropian për të firmosur marrëveshjen e anëtarësisë.
Si shtet pritës, Bosnja dhe Hercegovina kishte kohë që përfitonte nga EU Civil Protection Mechanism, por duke qenë një anëtare me të drejta të plota, tani do të jetë në gjendje të ofrojë edhe asistencë në mënyrë aktive, nëpërmjet Mekanizmit, kudo ku të jetë e nevojshme.
EU Civil Protection Mechanism synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet 27 shteteve anëtare të BE-së dhe shtatë shteteve pjesëmarrëse (Islanda, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Serbia, Turqia dhe tashmë Bosnja dhe Hercegovina) për mbrojtjen civile, që të përmirësohet parandalimi, gatishmëria dhe reagimi ndaj katastrofave. Anëtarësia e Bosnjës dhe Hercegovinës te Mekanizmi do të rrisë kapacitetet e Evropës të gatishmërisë rajonale për emergjenca dhe shpëtim .
Burimi: DG NEAR
Fotografia: DG NEAR
Mëso më shumë
Regjistrohuni në buletinin tonë mujor për të gjitha lajmet e fundit, tregimet, mundësitë e financimit, dhe ngjarjet!
Ju gjithashtu mund të zgjidhni të merrni një përmbledhje javore ose njoftime të menjëhershme.Buletini dhe njoftimet janë në gjuhen Angleze.
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!Thank you! Please check your e-mail
We have sent you an email with a confirmation link. Click on the link and complete your subscription.
If you don’t see the email in your inbox please check your spam folder.