BIRN Albania bën thirrje për hetime në çështjet mjedisore
BIRN Albania bën thirrje për hetime në çështjet mjedisore
The Balkan Investigative Reporting Network (BIRN) në Shqipëri ka lançuar një thirrje për histori investigative, duke ofruar i grante katër gazetarëve për të shkruar artikuj që lidhen me tema mjedisore. Thirrja është pjesë e projektit“Using Big Data and Multimedia to Boost Quality and Independent Journalism in Albania”, i cili mbështetet nga Bashkimi Evropian.
Qëllimi i këtij projekti është të krijojë një mjedis ku gazetarët shqiptarë të kenë mundësinë të krijojnë përmbajtje të pavarura nëpërmjet trajnimeve, këshillimeve, mbështetjes financiare e teknike, dhe bashkëpunimit të ngushtë me shoqërinë civile, përmirësimi i lirisë së shprehjes dhe forcimi i pluralizmit mediatik në Shqipëri.
Thirrja është e bazuar në tematika të sugjeruara nga aktivistë dhe gazetarë të shoqërisë civile gjatë një seminari të mbajtur më 10 qershor. Në seminar ishin pjesëmarrës 24 aktivistë dhe gazetarë të shoqërisë civile, të cilët diskutuan rreth temave të rëndësishme lidhur me mjedisin që duhen të hetohen gjithashtu dhe për nevojën për të ndërtuar një komunikim dhe bashkëpunim më të fortë ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe gazetarëve.
Gazetarëve të mbështetur nga kjo thirrje, do t’u jepet një periudhe kohore prej 3 muajsh për të kërkuar informacione dhe për të hulumtuar rreth ideve të tyre gjithashtu do të kenë mundësinë që të punojnë me redaktorë me eksperiencë si mentorë që do t’i udhëheqin gjatë procesit të të shkruarit në përputhje me standardet e BIRN-së.
(Lexoni më shumë)
Burimi: BIRN
Fotot nga: Rob Morton, Unsplash