Mbrëmja e Madhe e BE-së – Përgjithmonë të Rinj
Mbrëmja e Madhe e BE-së – Përgjithmonë të Rinj
Si pjesë e festimeve të Ditës së Evropës, si dhuratë për qytetarët e Serbisë, Delegacioni i Bashkimit Evropian po organizon një Mbrëmje të Madhe të BE-së, që do të zhvillohet më 12 maj në Hangar, në Portin e Beogradit, me bandën muzikore gjermanë Alphaville në qendër të mbrëmjes, që do të këndojnë për herë të parë në Serbi.
Koncepti i Mbrëmjes së Madhe të BE-së është përmbushja e të gjitha shijeve muzikore dhe brezave, ndaj, përveç Alphaville-s, do të japë shfaqje dhe çifti i maskuar e misterioz kroat, Nipplepople, si dhe banda e jashtëzakonshme nga Nishi, Stereo Banana. Mbrëmja do të vijojë deri në mëngjes me disa nga përfaqësuesit më të mirë të skenës lokale të DJ-ve, dhe Dejan Milićević, Lea Dobričić, Luton, Cosmic G dhe Gavra do të garantojnë një argëtim të paharrueshëm.
Kjo është një mundësi e mrekullueshme për të kërcyer, kënduar dhe për të festuar për dashurinë, respektin, lirinë dhe tolerancë – vlerat universale të Bashkimit Evropian, por edhe për bandën muzikore Alphaville, që ekziston prej 40 vjetësh në skenën e muzikës botërore dhe që do të japin shfaqje për herë të parë në Serbi më 12 maj. Hitet e tyre “Forever Young”, “Big in Japan”, dhe “Sounds Like a Melody” janë të pavdekshme. Albumi i tyre i parë „Forever Young“ që përmban hitet e tyre më të mëdha, është shpallur albumi më i mirë i të gjitha kohërave i muzikës electro-pop në sondazhe të ndryshme. Banda gjermane që këndon për Japoninë e pushtoi Evropën në vitet 1980, dhe fakti që këngët e tyre janë ripunuar dhe miksuar nga disa prej muzikantëve dhe DJ-ve më të famshëm të botës tregon se ç’gjurmë kanë lënë në muzikë.
Burimi: EU Delegation to Serbia
Fotografitë: EU Delegation to Serbia