Aplikoni tani për thirrjen e dytë për organizatorë rezidentë në kuadër të thirrjes “Kultura lëviz Evropën” (Culture Moves Europe) News | WeBalkans

Lajme

Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.

20/10/2023

Aplikoni tani për thirrjen e dytë për organizatorë rezidentë në kuadër të thirrjes “Kultura lëviz Evropën” (Culture Moves Europe)

Kjo thirrje ofron mbështetje financiare për organizatat dhe artistët individë që dëshirojnë të mirëpresin artistë ndërkombëtarë dhe profesionistë të kulturës për një projekt rezidence. Thirrja e dytë për organizatorë rezidentë në kuadër të skemës së mobilitetit “Culture Moves Europe” u hap më 16 tetor 2023. Kjo thirrje u ofron grante organizatave dhe artistëve individë, të regjistruar si persona juridikë në një nga 40 vendet e Evropës Krijuese (Creative Europe), që dëshirojnë të mirëpresin artistë ndërkombëtarë dhe profesionistë të kulturës për një projekt rezidence.

 

Aplikantët duhet t’i dërgojnë propozimet e tyre së bashku me detajet për kohëzgjatjen, objektivat dhe ndikimin e pritshëm të projektit të tyre të rezidencës. Atyre u kërkohet të sigurojnë një mjedis të përshtatshëm, pajisje dhe një mentor për artistët e ftuar. Në këtë mënyrë, pjesëmarrësve u sigurohen kushte të mira për të zbatuar projektet e tyre.

 

Veprimi për rezidencë synon organizatorët që punojnë në arkitekturë, trashëgimi kulturore, dizajn dhe dizajn veshjesh, letërsi, muzikë, arte performuese dhe arte pamore. Procesi i aplikimit ndahet në dy faza: Përzgjedhja e organizatorëve dhe konfirmimi i artistëve të ftuar, krijuesve dhe profesionistëve të kulturës të përzgjedhur nga organizatorët.

 

Aksesueshmëria dhe gjithëpërfshirja qëndrojnë në thelb të “Culture Moves Europe”. Pjesëmarrësve me aftësi të kufizuara dhe atyre me fëmijë nën 10 vjeç do u ofrohet mbështetje e veçantë financiare. Gjithashtu, mbështetje e veçantë u ofrohet edhe atyre që udhëtojnë ndërmjet vendeve dhe territoreve përtej kufijve, si dhe në rajonet më të largëta të BE-së. “Culture Moves Europe” mbetet njësoj e angazhuar për të vepruar në mënyrë të qëndrueshme dhe të përgjegjshme ndaj mjedisit, dhe aplikantët ftohen t’i përfshijnë këto aspekte në projektet e tyre të rezidencës. Profesionistët e kulturës dhe artistët pjesëmarrës nxiten të përdorin mjete më të qëndrueshme transporti. Ata që zgjedhin të mos udhëtojnë me avion do të marrin një shumë shtesë për të kompensuar kostot e larta të udhëtimit ekologjik.

Lexoni më shumë (Read more)

Burimi: Evropa Krijuese

Fotografitë: Evropa Krijuese

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.