Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
Duke publikuar këtë thirrje publike me vlerë 600,000 KM, Bashkimi Evropian do t’u japë mundësinë kompanive të marrin pjesë në një program që përfshin trajnim dhe ndihmë teknike e financiare në lidhje me shëndetin e sigurinë në punë. Pas pjesëmarrjes në trajnim dhe mbështetjes së ofruar nga projekti, kompanitë do të kualifikohen për mbështetje financiare në formën e investimeve që arrijnë vlerat ndërmjet 10,000 dhe 30,000 KM, që do të përdoren për të vënë në zbatim masat e rekomanduara të shëndetit dhe sigurisë në punë (duke përfshirë këtu edhe masat mbrojtëse ndaj COVID-19).
Kompanitë e përzgjedhura do të marrin pjesë në trajnime falas për aspektin ligjor dhe rëndësinë e zbatimit të masave të shëndetit dhe sigurisë në punë. Për më tepër, kompanive do t’u ofrohet gjithashtu ndihmë teknike, në mënyrë që të vlerësojnë gjendjen aktuale të shëndetit dhe sigurisë në punë dhe verifikojnë kushtet në ambientet e punës dhe t’u ofrohen rekomandimet për përmirësimin e ambientit të punës.
Burimi: EU Delegation to Bosnia and Herzegovina
Fotografia: EU Delegation to Bosnia and Herzegovina
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!