15 familje të zhvendosura marrin çelësat e shtëpive të reja të RHP-së në Rogatica, Bosnje dhe Hercegovinë
15 familje të zhvendosura marrin çelësat e shtëpive të reja të RHP-së në Rogatica, Bosnje dhe Hercegovinë
15 familje të tjera të cenueshme të zhvendosura morën çelësat e apartamenteve të reja të Programit Rajonal të Strehimit (RHP) në Rogaticë, Bosnje dhe Hercegovinë (BiH) sot, duke e sjellë RHP-në një hap më afër përfundimit të suksesshëm në 30 qershor.
Përveç vetë përfituesve, në këtë ngjarje mori pjesë Sevlid Hurtić, Ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Refugjatëve të Bosnje-Hercegovinës; Gianluca Vannini, Shef i Operacioneve, Seksioni për Zhvillim Social, Shoqëri Civile dhe Bashkëpunim Ndërkufitar në Delegacionin e Bashkimit Evropian në BiH; Davor Čordaš, Drejtor i Sekretariatit Republikan për Personat e Zhvendosur dhe Migracionin; Milorad Jagodić, kryetar i Komunës së Rogaticës dhe Sanja Hamidović, Menaxhere Programi në Delegacionin e BE-së në BiH, ndër të tjera.
Ministri Hurtić shfrytëzoi rastin për të theksuar se RHP-ja ka qenë një nga programet më të suksesshme e këtij lloji në BiH, duke kontribuar jo vetëm për të ndihmuar më të cenuarit por edhe në pajtimin më gjerësisht. “Krahas ofrimit të shtëpive dinjitoze për familjet e cenueshme, RHP-ja ka bashkuar të gjithë vendin, duke përfshirë autoritetet nga niveli shtetëror deri në nivelin vendor, me qëllimin për të zgjidhur këtë sfide të kahershme” tha ai. Ai falënderoi donatorët e RHP-së, BE-në, SHBA-në, Gjermaninë, Norvegjinë, Zvicrën, Italinë, Danimarkën dhe Turqinë ndër të tjera për realizimin e Programit.
Në emër të Bashkimit Evropian, donatori më i madh i RHP-së Gianluca Vannini u shpreh se ishte i kënaqur që pati rastin të fliste me disa nga familjet. “Këto shtëpi janë simbol i prekshëm i mbështetjes së BE-së për disa nga familje më të cenueshme të BiH si refugjatët dhe personat e zhvendosur të cilët kanë jetuar për një kohë të gjatë në strehim të përkohshëm,” tha ai.
Burimi: RCC
Fotografitë: RCC