Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
Në Samitin BE-Ballkani Perëndimor të mbajtur në Tiranë sot, operatorët e telekomunikimeve nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Ballkani Perëndimor nënshkruan një Roaming Declaration që do të lejojë reduktimin e tarifave roaming mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që nga 1 tetori 2023.
Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, u shpreh:
“Unë e mirëpres deklaratën e nënshkruar sot nga operatorët e telekomunikacionit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe angazhimin e tyre për të filluar reduktimet e para në tetor të vitit 2023. Tranzicioni digjital për BE-në dhe parterët është parësor në agjendën tonë për ndërlidhjen. Një nga elementet themelore të këtij tranzicioni është bërja e shërbimeve të telekomunikacionit të përballueshme dhe të aksesueshme. Duke qenë se po reduktojmë tarifat e roaming-ut mes BE-së dhe rajonit, do të afrojmë më shumë njerëzit dhe bizneset. Objektivi ynë është që kur të na vizitoni ose kur t’ju vizitojmë të ndihemi të gjithë gjithnjë e më shumë si në shtëpi. Ky është integrimi i vërtetë i Ballkanit Perëndimor për të cilin të gjithë ne duhet të punojmë.”
Ky është fillimi i procesit që synon të arrijë në një ulje të konsiderueshme të tarifave të roaming-ut që nga 1 tetori 2023 dhe reduktime të mëtejshme që do të çojnë në çmime të afërta me çmimet e vendit. Çdo operator i telekomunikacionit nga Ballkani Perëndimor dhe BE-ja, që ka nënshkruar Deklaratën, do të marrë në konsideratë prezantimin e planeve dhe opsioneve për shitjen me pakicë, me tarifa më të ulëta roaming që nga 1 tetori 2023.
Është e rëndësishme që politikëbërësit në Ballkanin Perëndimor të përshpejtojnë zbatimin e reformave për politikat në sektorin e telekomunikacionit, të cilat do të jenë në përputhje me përfundimet e Western Balkans Digital Summit 2022, me qëllimin e krijimit të Common Regional Market në Ballkanin Perëndimor dhe një mjedis biznesi më përfitues. Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor duhet t’i zbatojnë këto reforma të politikave jo më vonë se fundi i vitit 2023.
Duke u nisur nga suksesi i regjimeve Roam Like at Home si në BE dhe në Ballkanin Perëndimor, qëllimi i kësaj nisme është të mbështesë lëvizje dhe të lehtësojë ndërlidhjen e qytetarëve dhe bizneseve në BE dhe Ballkanin Perëndimor.
Përfitimet janë të shumëfishta. Kjo do të reduktojë koston e roaming-ut për qytetarët në Ballkanin Perëndimor dhe BE teksa udhëtojnë në rajon dhe në BE, si dhe kosto më të ulëta operimi për bizneset dhe inkurajimi për të bërë biznes jashtë kufijve të tyre. Iniciativa është e jashtëzakonshme, duke qenë se është ndërmarrë në baza vullnetare mes operatorëve të telekomunikimeve.
Deklarata është rezultat i angazhimit të madh të operatorëve të telekomunikacionit në BE dhe Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjes së Komisionit Evropian, Regional Cooperation Council, si dhe angazhimi i autoriteteve të rajonit që nga hyrja në fuqi e Western Balkans Regional Roaming Agreement. Operatorë të tjerë të telekomunikacionit si nga BE-ja dhe nga Ballkani Perëndimor janë të ftuar t’i bashkohen nismës.
Burimi: European Union
Fotografitë: European Union
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!