Përfundimi i punimeve në burgun bashkëkohor të Kragujevac-it, në Serbi News | WeBalkans

Lajme

Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.

30/11/2022

Përfundimi i punimeve në burgun bashkëkohor të Kragujevac-it, në Serbi

Të martën, më 16 nëntor 2022, zyrtarë të nivelit të lartë nga Serbia, BE-ja dhe shtete të tjera donatore  morën pjesë në inaugurimin e burgut të Kragujevac-it. Kostoja totale për ambientet e reja të burgut është 40 milion euro. Punimet qenë financuar pjesërisht me një hua prej 17 milionë eurosh nga CEB-i dhe me një grant ndihme teknike prej 3 milionë eurosh nga BE-ja dhe WBIF Bilateral Donors.

 

Duke qenë një nga institucionet më moderne dhe të sigurta të vuajtjes së dënimit në Evropë, burgu i Kragujevac-it mund të strehojë deri në 500 të burgosur në 265 qeli, duke përfshirë edhe disa të ndërtuara posaçërisht për të burgosurit me aftësi të kufizuara. Kompleksi përbëhet nga 11 godina me një sipërfaqe totale prej 22,000 m, duke mundësuar hapësira për socializim, aktivitete pune, trajnime profesionale, si dhe pajisje moderne e ambiente për kujdesin shëndetësor. Burgu do të hapë vende pune për 270 njerëz.

 

Që në vitin 2009, me mbështetjen e BE-së, WBIF Bilateral Donors dhe Council of Europe Development Bank (CEB),  Serbia ka nisur një program për të modernizuar ambientet e burgjeve në përputhje me European Prison Rules. Si pjesë e programit, ka nisur dhe një projekt i WBIF-së, për ndërtimin dhe pajisjen e dy godinave  të reja të burgjeve në Pančevo dhe Kragujevac. Godina e burgut të Pančevo-s, me kapacitete për 500 të burgosur, u përfundua në vitin 2018.

Burimi: WBIF

Fotografia: WBIF

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.