Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
Lajme / BE-ja, EBRD-ja dhe donatorët ndihmojnë Gradačac-in në Bosnjë dhe Hercegovinë që të përmirësojë furnizimin me ujë
Gradačac-i është një qytet i vogël por plot gjallëri në Bosnjë dhe Hercegovinë, me rreth 40,000 banorë. Qyteti njihet për shpirtin sipërmarrës të banorëve të tij të cilët kanë krijuar shumë biznese lokale dhe për agrobiznesin, por ka hasur vështirësi me furnizimin e paqëndrueshëm dhe të pamjaftueshëm me ujë. Me mbështetjen e Bashkimit Evropian (BE), European Bank for Reconstruction and Development (EBRD) dhe donatorëve dypalësh për Western Balkans Investment Framework (WBIF), Gradačac-i tanimë e ka zgjeruar rrjetin e tij ujësjellës dhe e ka përmirësuar infrastrukturën e ujërave të zeza.
Me mbështetjen e BE-së, EBRD-së dhe donatorëve të tjerë, qyteti ndërtoi 100 km tubacione të reja uji, që ndihmuan për rritjen me 80% të numrit të banesave të lidhura me tubacionin kryesor të furnizimit me ujë. Projekti përfshiu edhe zëvendësimin e tubacioneve të vjetra prej azbesti në qendrën e qytetit, që konsideroheshin të pasigurta, duke e bërë kështu qytetin e parë në Bosnjë dhe Hercegovinë që ka hequr plotësisht tubacionet prej azbesti nga rrjeti i tij.
Investimi u financua me një hua prej 6 milionë eurosh nga ERBD-ja dhe një grant investimi prej 3.4 milionë eurosh nga Western Balkans Investment Framework dhe Suedia.
Mëso më shumë
Regjistrohuni në buletinin tonë mujor për të gjitha lajmet e fundit, tregimet, mundësitë e financimit, dhe ngjarjet!
Ju gjithashtu mund të zgjidhni të merrni një përmbledhje javore ose njoftime të menjëhershme.Buletini dhe njoftimet janë në gjuhen Angleze.
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!Thank you! Please check your e-mail
We have sent you an email with a confirmation link. Click on the link and complete your subscription.
If you don’t see the email in your inbox please check your spam folder.