Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
Lajme / Një thirrje e Creative Europe për projekte bashkëpunimi
Një thirrje e Creative Europe për projekte bashkëpunimi do të mbështesë projektet për kryerjen e një game të gjerë aktivitetesh dhe nismash që përfshijnë artistë dhe grupe interesi aktivë në sektorë të ndryshëm kulturorë dhe kreativë. Me një buxhet prej 60 milion eurosh, nisma do të nxisë bashkëpunimin ndërmjet organizatave aktive në fushën e kulturës, për të ngritur pozicionin e dimensionit evropian të krijimit dhe qarkullimit të veprave artistike evropiane, si dhe për të nxitur zhvillimin, eksperimentimin, shpërndarjen apo zbatimin e praktikave të reja dhe novatore.
Projektet evropiane të bashkëpunimit janë të hapura për të gjithë sektorët kulturorë dhe kreativë. Sidoqoftë, duke qenë se kjo nismë është pjesë e fushës së kulturës së programit, projektet me përmbajtje ekskluzive audio-vizuale dhe/ose që janë të përbëra nga organizata nga sektori audio-vizual, nuk janë të përshtatshme për aplikim.
Afati i fundit për aplikime është më 23 shkurt 2023.
Burimi: Creative Europe
Fotografia: Creative Europe
Mëso më shumë
Regjistrohuni në buletinin tonë mujor për të gjitha lajmet e fundit, tregimet, mundësitë e financimit, dhe ngjarjet!
Ju gjithashtu mund të zgjidhni të merrni një përmbledhje javore ose njoftime të menjëhershme.Buletini dhe njoftimet janë në gjuhen Angleze.
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!Thank you! Please check your e-mail
We have sent you an email with a confirmation link. Click on the link and complete your subscription.
If you don’t see the email in your inbox please check your spam folder.