BE-ja mbështet të parin ‘Talent Picnic Festival’ në BH
BE-ja mbështet të parin ‘Talent Picnic Festival’ në BH
Rreth 3,000 të rinj nga e gjithë Bosnja dhe Hercegovina shijuan edicionin e parë të ‘Talent Picnic Festival’, që u zhvillua më 9-10 shtator në Sarajevë. Gjatë dy ditëve të para të festivalit, muzikantët e rinj, bandat muzikore, artistët dhe stilistët patën mundësinë të shpalosnin kreativitetin e tyre muzikor dhe artistik. Pas këtij edicioni të parë, festivali duhet të kthehet në një event që zhvillohet rregullisht.
Publiku shijoi për dy net radhazi koncerte nga muzikantë dhe grupe muzikore të mirënjohura rajonale dhe boshnjake. Mbrëmjen e së premtes, Post Rem-i, Muha, Grše-jadhe TBF-ja dhuruan një atmosferë të bukur, ndërsa mbrëmja e së shtunës u rezervua për Mustra Orchestra-n, Frenkie-n, Kontra-n, Indigo-n, Z ++, dhe Velahavle-n. Të gjitha shfaqjet dhe aktivitet e festivalit ishin falas, prandaj shumë vizitorë përfituan nga rasti për të takuar nga afër disa nga artistët e famshëm të rajonit.
Delegacioni i BE-së dhe ‘Special Representation’ në BH mbështetën ‘Talent Picnic Festival’, si pjesë e programit EU4All, që synon të rrisë ndërgjegjësimin pozitiv evropian te qytetarët, në mënyrë që të bëhen mbështetës të vazhdueshëm të procesit të integrimit të BE-së, nga i cili mund të përfitojnë komunitetet e tyre vendase. Programi promovon vlerat e përbashkëta evropiane,si dhe identitetin, barazinë, gjthëpërfshirjen sociale, diversitetin, qytetarinë aktive dhe mos-diskriminimin në BH.
Burimi: EU Delegation to Bosnia and Herzegovina
Fotot nga: EU Delegation to Bosnia and Herzegovina