Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
Lajme / BE-ja dhe EBRD-ja mbështesin ndërmarrjet e vogla në Shqipëri
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në Shqipëri do të përfitojnë nga një financim i ri i ofruar nga European Bank for Reconstruction and Development (EBRD), bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian përmes granteve nxitëse.
Banka do t’i alokojë një hua në vlerën 3 milion euro ProCredit Bank në Shqipëri si dhe BE-ja ka ofruar 450,000 euro në formën e granteve nxitëse për të mbështetur investimet e bizneseve lokale me qëllimin për të rritur konkurrencën. Më shumë se gjysma e shumës totale do të përdoret për të financuar investimet në teknologjinë e gjelbër dhe efiçensën e energjisë.
Huaja do të përmirësojë disponibilitetin e fondeve për NVM-të dhe do të mbështesë ato për të përballuar rritjen e kostove në mjedisin aktual ekonomik. NVM-të do të kenë mundësinë të aplikojnë për fonde për të investuar në përmirësimin ose zgjerimin e strukturave të tyre të prodhimit, pajisjeve të reja dhe operacioneve. Ndërmarrjet do të kenë gjithashtu mundësinë të investojnë në fushat e mbrojtjes së mjedisit, sigurinë e punëtorëve dhe sigurinë e cilësinë e produktit për të arritur standardet e BE-së, duke i ndihmuar ata të jenë më konkurrues.
NVM-të pjesëmarrëse kanë të drejtën e një granti nxitës, ekuivalente me 15% të shumës së huasë.
Dakordsimet janë pjesë e Competitiveness Support Programme të NVM në Ballkanin Perëndimor, të cilat janë bashkëfinancuar nga BE-ja. Nisma fokusohet në përmirësimin e operimit dhe standardeve të produktit të ndërmarrjeve të vogla që të mund të konkurrojnë në nivel vendor dhe në tregun e BE-së.
Burimi: EBRD
Fotot nga: EBRD
Mëso më shumë
Regjistrohuni në buletinin tonë mujor për të gjitha lajmet e fundit, tregimet, mundësitë e financimit, dhe ngjarjet!
Ju gjithashtu mund të zgjidhni të merrni një përmbledhje javore ose njoftime të menjëhershme.Buletini dhe njoftimet janë në gjuhen Angleze.
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!Thank you! Please check your e-mail
We have sent you an email with a confirmation link. Click on the link and complete your subscription.
If you don’t see the email in your inbox please check your spam folder.