Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
Nga konsulencat e biznesit dhe inkubatorët, në seminare dhe përshpejtues, kanale mediatike të pavarura në të gjithë Evropën do të përfitojnë nga një sërë mundësish të ofruara nga një nismë e re e hartuar për të nxitur novacionin, modelet e qëndrueshme të biznesit dhe bashkëpunimin. Lançuar më 1 qershor, “Media Innovation Europe: Energising the European Media Ecosystem” është një program 2 vjeçar në drejtimin e redaktorëve, gazetarëve dhe mbështetësve të mediave të International Press Institute Global Network, së bashku me tre organizata jo fitim-prurëse të lajmeve të cilat janë angazhuar për t’i ofruar publikut gazetarinë e pavarur që u nevojitet.
Mbështetur nga Bashkimi Evropian, nisma do të shfaqi pikat e forta të partnerëve të konsorciumit në mobilizimin e rrjeteve, në drejtimin e granteve, programet e mbikëqyrjes dhe mbështetjen e novacionit mediatik. Media Innovation Europe synon të ndihmojë kanalet e lajmeve të kalojnë me sukses sfidat si modelet e shkatërruara të bizneseve dhe rënien e të ardhurave për të fituar besimin e publikut, kapjen nga shteti të medias të pavarur dhe presioneve të tjera politike.
Burimi: BIRN
Fotot nga: BIRN
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!