Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
Këshilli për Bashkëpunimin Rajonal (RCC) ka nisur garën e tretë online për idetë dhe zgjidhjet më të mira digjitale nga Ballkani Perëndimor – Balkathon 3.0. Aplikimet janë të hapura deri më 24 maj.
Këtë vit, po kërkojnë ideve të freskëta, inovative dhe unike në pesë kategori:
-Ecommerce (mjete promovimi virtual, marketing me video dhe ndikim)
– Zhvillim, rural, bujqësor dhe i teknologjisë ushqimore
–Energji e rinovueshme/e qëndrueshme(energji diellore, ere, hidrike, baticore, gjeotermale ose biomase)
–Transport dhe logjistikë
–Të përziera (teknologji mjekësore/ bio/shnëdeti, blockchain dhe siguri kibernetike, argëtim dhe lojëra, teknologji të pastra dhe të gjelbra)
Skuadrat e përzgjedhura të Balkathon 3.0 do të kenë mundësinë të ndjekin një program mentorimi dy-ditor me ekspertë me përvojë dhe mundësinë të vënë në zbatim zgjidhjen e tyre në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të fitojnë një nga gjashtë çmimet 10,000 Euro nga fondi 60,000 Euro për çmime – një për çdo kategori kryesore dhe dy për kategoritë e përziera.
Vitin e fundit, RCC-ja u dha çmime 6 skuadrave nga 90 të tilla nga ekonomitë e Ballkanit Perëndimor me 54,000Europër zgjidhjet e tyre më të mira inovative në kategoritë e qyteteve smart, e-shëndetit, qyteteve të gjelbra dhe e-ndërmarrjes. Skuadrat e kanë përdorur mbështetjen e marrë financiare për të zhvilluar zgjidhjet e tyre digjitale.
Burimi: RCC
Fotografitë: RCC
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!