Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës kanë nisur zyrtarisht fushatën “Block the Hatred. Share the Love!” në një event në Sarajevë, duke dhënë mesazhin se çdo qytetar i Bosnjës dhe Hercegovinës mund të luajë një rol të rëndësishëm në zëvendësimin e gjuhës së urrejtjes me gjuhë pozitive dhe respekt të ndërsjellë.
Gjatë eventit u theksua se kushdo mund të gjendet përballë gjuhës së urrejtjes, por se grupet e cenueshme janë ndoshta më të prekur. Parandalimi i gjuhës së urrejtjes është diçka që varet kryesisht nga individi, por çdo person mund të edukojë veten për pasojat e saj dhe të ndërmarrë veprime.
Zëvendës Kryetari i Delegacionit të BE-së, Jurgis Vilcinskas, tha se BE-ja nuk do të qëndrojë duarlidhur, por do të jetë e gatshme të mbështesë Bosnjën dhe Hercegovinën në luftën kundër gjuhës së urrejtjes. “Dhuna në rrjetet sociale nuk qëndron vetëm në rrjetet sociale; është dhunë e vërtetë, por rrjetet sociale na ofrojnë mënyra për ta sfiduar atë dhe për të nxitur tolerancën dhe mirëkuptimin e ndërsjellë në internet. Unë besoj se kjo fushatë do të na ndihmojë të përforcojmë mesazhet e paqes dhe diversitetit”, u shpreh Vilcinskas.
Fushata “Block the Hatred. Share the Love!” ka si qëllim të luftojë forma të ndryshme të gjuhës së urrejtjes që synojnë komunitete dhe individë të caktuar në Bosnje dhe Hercegovinë, por edhe të informojë publikun, veçanërisht brezat e rinj, duke shpërndarë përmbajtje kundër gjuhës së urrejtjes në mediat sociale dhe duke mbajtur evente publike. Këto aktivitete do të përfshijnë figura të shquara publike, institucione dhe aktivistë, të cilët do të promovojnë diversitetin dhe barazinë në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në rajon, përmes tregimeve personale, dëshmive dhe shkëmbimit të praktikave të mira.
Fushata zbatohet në kuadër të projektit “Promotion of diversity and equality in Bosnia and Herzegovina” pjesë e Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës ‘Horizontal Facility for the Western Balkans and Turkey 2019-2022’.
Burimi: Council of Europe
Foto nga: Council of Europe
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!