Modernizimi i Portit Brčko po bën hapa përpara News | WeBalkans

Lajme

Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.

14/03/2022

Modernizimi i Portit Brčko po bën hapa përpara

Punimet e ndërtimit për projektin e Fazës 1 të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor për Rindërtimin dhe Modernizimin e Portit të Lumit Brčko po përparojnë, për të përfunduar platformën e portit. Ky është hapi i parë i projektit i cili filloi në qershor 2021. Punimet do të vazhdojnë me blerjen e një vinçi të ri dhe rindërtimin e rrugës hyrëse nga porti në Bijeljinska cesta si dhe hekurudhës industriale nga porti në stacionin hekurudhor Brčko Novo.

 

Pajisjet e Portit Brčko janë kryesisht të vjetëruara dhe vinçat kanë më shumë se 50 vjet që janë përdorur. Një vinç i ri me një kapacitet mbajtës deri në 16 tonë (tre herë më i madh se kapaciteti aktual), do të kontribuojë në rritjen e kapacitetit të mbajtjes të mallrave në 150-200 tonë në orë.

 

Vlera totale e projektit është 10 milionë euro, e financuar nga një grant investimi i Bashkimit Evropian prej më shumë se 3 milionë euro dhe një hua nga European Bank for Reconstruction and Development  prej 7 milionë euro.

 

Projekti i ndertimit për Portin Brčko është identifikuar dhe në Planin Ekonomik dhe Investimeve të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor si “Flagship 1 brenda zonës së investimeve të Transportit të Qëndrueshëm.

Lexoni më shumë

Burimi: WBIF

Foto nga: WBIF

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.