Vullnetare 83 vjeçare heroinë e Serbisë | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

Vullnetare 83 vjeçare heroinë e Serbisë

15 Jan 2021

Danica Šmic lindi në Beograd në vitin 1937 dhe i mbijetoi bombardimit të qytetit duke u fshehur në bodrumin e ndërtesës ku jetonte me prindërit e saj. Ajo është mësuese e fizikës dhe matematikës në pension dhe ka dy djem; ajo është edhe një vullnetare heroinë që ka bërë bamirësi për më shumë se 50 vjet duke ndihmuar personat në nevojë.

“Puna vullnetare është një nga kënaqësitë më të mëdha për mua. Më pëlqen shumë të vizitoj njerëzit që jetojnë vetëm, që të mos ndihen të vetmuar apo të harruar,” shprehet Danica, që përfundoi një kurs për t’u bërë infermiere vullnetare në Kryqin e Kuq në vitin 1970 dhe nuk ka ndaluar së marri pjesë në mënyrë aktive në jetën publike që atëherë – si në periudha lufte dhe paqe. “Nëse duam që bota të jetë një vend më i mirë, me i drejtë dhe më human hapi i parë është puna vullnetare; të mos ndihmojmë njëri-tjetrin vetëm gjatë pandemive ose përmbytjeve. Duhet të jetë pjesë e përditshme e jetëve tona.” Danica ka vazhduar të jetë aktive gjatë pandemisë së COVID-19-ës: ajo shkruan dhe publikon dhe mban kontakte me njerëz të moshuar që kanë nevojë për ndihmë, që ndihen të vetmuar ose te refuzuar nga komuniteti.

”Njerëzit e moshuar nuk janë barrë për shoqërinë: shoqëria mund të përfitojë prej tyre.”

Danica Šmic

Për më shumë se gjysmë shekulli aktivizëm dhe vullnetarizëm, Danica ka qenë advokuese për të drejtat e njerëzve të moshuar: “Njerëzit e moshuar nuk janë barrë për shoqërinë: shoqëria mund të përfitojë prej tyre, por solidariteti ndërbreznor është veçanërisht i rëndësishëm dhe kjo u bë e dukshme gjatë pandemisë së koronavirusit. Koronavirusi nuk na ndaloi të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe ia dolëm të vazhdojmë me punën vullnetare, por në një tjetër mënyrë dhe solidariteti ndërbreznor na ndihmoi të kontaktojmë njëri-tjetrin dhe të mësojmë nga njëri-tjetri.”

Kjo vullnetare shprehet se të gjithë duhet të gjejnë ‘vullnetarin brenda tyre’ dhe të ndihmojnë personat në lagjen e tyre sa më shumë të munden. Familja dhe shkolla janë shumë të rëndësishme për sa i përket krijimit të këtyre zakoneve mes fëmijëve dhe të rinjve: “Mendoj se duhet të bëhen mësime rreth vullnetarizmit dhe solidaritetit dhe se njerëzit duhet të angazhohen në këto veprimtari që në moshë të vogël. Ne jemi një komb që dëshiron, i pëlqen dhe di të ndihmojë tjetrin, por edhe që priret t’i harrojë gjërat shumë shpejt.“

“Jam e lumtur për foton, jam pa fjalë. Sukseset dhe lavdërimet janë një kënaqësi e madhe, por një përgjegjësi akoma më e madhe. Ky është frymëzimi dhe nxitja që të vazhdosh të punosh.”

Danica Šmic

Danica u shfaq në një fotografi të titulluar “Në një stacion autobusi – një vullnetare rrugës për të vizituar një të moshuar në nevojë” që fitoi çmimin e parë për foton më të mirë në kategorinë e një projekti të BE-së në konkursin Focus nga delegacioni i BE-së në Serbi në partneritet me National Geographic Serbia

Fotografia u postua nga një projekt i titulluar “Pjesëmarrja e shtuar e grave në moshë të madhe në jetën publike dhe politike”, i zbatuar nga Shoqata për Miqësinë e Qytetarëve në partneritet me organizatën FemPlatz. “Jam shumë e lumtur për foton, jam pa fjalë – shprehet ajo. Sukseset dhe lavdërimet janë një kënaqësi e madhe, por një përgjegjësi akoma më e madhe. Ky është frymëzimi dhe nxitja që të vazhdosh të punosh.”

Ky projekt është financuar nëpërmjet një projekti në shkallë më të gjerë ‘Veprimi Parësor për Barazinë Gjinore’ – i zbatuar në partneritet me UN Women dhe Delegacionin e BE-së në Serbi – që synon të forcojë kapacitetet administrative për barazinë gjinore dhe të sjellë përparime në zbatimin e angazhimeve kombëtare dhe të BE-së për barazinë gjinore nëpërmjet politikave gjinore.

 

 

Mëso më shumë

Photo credits: EU Delegation Serbia

 

This is an adaptation of an article published by the Delegation of the European Union to Serbia. Read the original article.

 

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.