Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
Komisioni Evropian ka bërë pagesat e plota të asistencës të FSBE-së prej 385.5 milionë Eurosh, në mënyrë që 19 vende të përballen me emergjencën shëndetësore të koronavirusit. Ky fond është më vete nga 132.7 milionë Eurot e paguara në vitin 2020 për vendet anëtare që kërkuan parapagesë nga FSBE-ja. 17 vende anëtare, si dhe vende kandidate si Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia, kishin kërkuar mbështetjen e FSBE-së.
Shqipëria dhe Mali i Zi e morën mbështetjen financiare në fund të vitit 2021, ndërsa Serbia nuk e ka nënshkruar ende marrëveshjen me delegacionin dhe pritet që mbështetja financiare e FSBE-së t’i jepet sapo të nënshkruhet marrëveshja.
Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, OlivérVárhelyi, u shpreh, “Që në fillim të pandemisë u kemi qëndruar pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor. Jam i lumtur që Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia mundën të përfitojnë nga mbështetja e FSBE-së. Kjo tregon sërish angazhimin e BE-së për mbështetjen e rajonit në luftën kundër koronavirusit, aty ku është e mundur me akses te të njëjtat mekanizma asistence si dhe vendet tona anëtare.”
Mbështetja e FSBE-së për emergjencën shëndetësore të COVID-19-ës financon asistencën mjekësore, blerjen dhe administrimin e vaksinave, pajisjet e mbrojtjes personale, shpenzimet e kujdesit shëndetësor, analizat laboratorike, masat parandaluese, si dhe monitorimin dhe kontrollin e përhapjes së sëmundjes.
Burimi: European Union
Fotografitë: European Union
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!