Bashkimi Evropian është i përkushtuar ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë së gjallë dhe unike kulturore të Ballkanit Perëndimor. Me anë të mijërave të projekteve të financuara nga BE-ja, peizazhi i pasur kulturor i rajonit është duke u rigjallëruar, me nxitjen e unitetit dhe bashkëpunimit përtej kufijve.
Kultura dhe kreativiteti për Ballkanin Perëndimor (CC4WB)
Për të përmirësuar bashkëpunimin dhe zhvillimin kulturor në Ballkanin Perëndimor, BE-ja ka nisur me programin Kultura dhe Kreativiteti për Ballkanin Perëndimor (CC4WB). Kjo nismë e financuar nga BE-ja, ndërsa e zbatuar nga UNESCO në bashkëpunim me Këshillin Britanik dhe Agjencinë Italiane për Zhvillim të Bashkëpunimit, mbështet autoritetet publike, organizatat kulturore dhe kreative, shoqërinë civile dhe profesionistët individual me një buxhet prej 8 milion euro.
Krijimi i urave mes kulturave dhe komuniteteve
Mirjana, artiste kinematografike nga Sarajeva, ka marrë pjesë në një projekt ndërkufitar për film të CC4WB, duke bashkëpunuar me artistë nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Filmi i saj, hulumtimi i temave të rinisë dhe aspiratave të tyre, ka rezonuar nëpër gjithë Ballkanin, duke treguar mënyrën si kultura mund të lidh njerëzit dhe të nxit një ndjenjë të përbashkët të shpresës dhe fillimeve të reja.
Përforcimi i zërave lokal
Projekti CC4WB përforcon zërat lokal, duke vendosur në pah vetitë unike kulturore të Ballkanit Perëndimor para një publike më të gjerë evropiane. Festivali i muzikës “Zërat e Ballkanit” (“Voices of the Balkans”) ka bashkuar muzicientë popullor dhe bashkëkohor, duke tërhequr mijëra vizitorë dhe rritur turizmin lokal, dhe njëkohësisht duke kremtuar trashëgiminë e llojllojshme muzikore të rajonit.
Nxitja e zhvillimit ekonomik dhe social
Gjithashtu, projekti CC4WB kontribuon për zhvillimin ekonomik dhe social të rajonit. Me investime në industritë kreative, programi krijon punësime, stimulon ekonomitë lokale dhe tërheq investimet ndërkombëtare. Mundëson edhe fuqizimin e grupeve më pak të përfaqësuara me anë të punëtorive, sesioneve trajnuese dhe programeve të mentorimit për artistë të ri, gra dhe komunitete pakicë.
Ndikim të qëndrueshëm kulturor
Qëndrueshmëria është pjesa kryesore e projektit CC4WB. Projektet si iniciativa “Rrënjët e Trashëgimisë” (“Heritage Trails”) promovon turizmin kulturor duke përfshirë komunitetet lokale në ruajtjen dhe interpretimin e trashëgimisë së tyre kulturore. Këto përpjekje sigurojnë që pasuritë kulturore të Ballkanit Perëndimor të mbrohen për brezat dhe gjeneratat e reja.
Evropa Kreative: Një vizion më i gjerë për unitet kulturor
Duke kaluar nga bashkëpunimi rajonal në kontekst më të gjerë evropian, programi Evropa Kreative luan rol kryesor në bashkimin e sektorëve kulturor dhe kreativ në mbarë kontinentin. Me buxhet prej 2.4 miliardë euro për periudhën e zbatimit 2021-2027, programi Evropa Kreative mbështet sektorët kulturor dhe kreativ, duke përfshirë profesionistët audio-vizual nga e gjithë Evropa, ku është përfshirë edhe Ballkani Perëndimor. Ky program nxit unitetin me anë të bashkëpunimit ndërkufitar dhe mund të mbështet rigjallërimin kulturor duke mundësuar një spektër të gjerë të bashkëpunimeve artistike dhe kulturore.
Nxitja e lidhjeve me ndihmën e kulturës
Programi Evropa Kreative ka qenë një katalizator për ndryshime, fuqizim të individëve dhe nxitjen e lidhjeve nëpër gjithë rajonin. Ana, artiste e kinematografisë maqedonase, ka përdorur mbështetjen financiare të programit të Evropës Kreative për të dokumentuar historitë gojore të rajonit të origjinës së saj, duke bashkëpunuar me artistë dhe historianë nga Serbia, Shqipëria dhe Kosova. Ky projekt u përqendrua në trashëgiminë e përbashkët që tejkalon kufijtë bashkëkohor dhe ka prodhuar një seri të dokumentarëve, audio incizimeve dhe arkiv digjital me fokus në trashëgiminë e përbashkët që tejkalon kufijtë bashkëkohor.
Emiri, muzicient boshnjak, kombinon instrumentet popullore ballkanike me ndikimet bashkëkohore të xhezit. Me anë të projektit të financuar nga programi Evropa Kreative, Fuzioni Ballkanik i Xhezit (Balkan Jazz Fusion), grupi i tij është shfaqur nëpër Evropë, duke lidhur publikun e ri me muzicientë tjerë dhe duke prezantuar fuqinë e shkëmbimit kulturor.
Fuqizimi i grave në fushën e arteve
Programi Evropa Kreative fuqizon gjithashtu edhe gratë në fushën e arteve. Lina, piktore e re nga Mali i Zi, ka prezantuar punën e saj në galeri në Itali dhe Francë, me mbështetjen e projektit të Evropës Kreative për artet vizuale. Ky ekspozim i ka sjellë këndvështrime të reja për punën, duke sfiduar dhe mprehur shprehjen e saj artistike.
Rruga përpara
Të dy programet, CC4WB dhe Evropa Kreative, në vazhdimësi përshtaten me peizazhet kulturore dhe politike të Ballkanit Perëndimor. Këto programe janë pjesë të rëndësishme të përkushtimit të BE-së për prosperitetin dhe unitetin kulturor të rajonit. Ato ilustrojnë fuqinë transformuese të diplomacisë kulturore dhe bashkëpunimin në rajonet që janë goditur me ndarje historike.
Bashkimi Evropian mbështet trashëgiminë e gjallë dhe unike kulturore të Ballkanit Perëndimor me anë të mijërave projekteve të financuar nga BE-ja që nxisin bashkëpunimin tej kufijve dhe pasurojnë peizazhin kulturor të rajonit. Këto programe kremtojnë llojllojshmërinë e pasur kulturore të rajonit duke promovuar trashëgiminë e përbashkët dhe respektin e ndërsjellë. Në procesin e evoluimit, historitë individuale si ato të Mirjanës, Anës, Emirit dhe Linës nënvizojnë ndikimin e thellë të bashkëpunimit kulturor në ndërtimin e një ardhmërie më kohezive, të gjallë dhe të unifikuar evropiane.
Zbuloni si programet Bashkëpunimi Kulturor në Ballkanin Perëndimor (CC4WB) dhe Evropa Kreative janë duke arritur ndikimin e thellë mbi jetët dhe komunitetet. Ndiqni dhe mësoni më shumë në faqen e internetit dhe mediat sociale të WeBalkans.

Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!