Eficienca e energjisë në Sarajevë në pamje
Eficienca e energjisë në Sarajevë në pamje
Një ekspozitë fotosh u prezantua deri në fund të majit afër bregut të lumit të Sarajevës si pjesë e projektit ” Energy efficiency in public buildings of the Canton of Sarajevo “. Ekspozita prezanton rezultatet e fazës së parë të projektit të përfunduar me sukses, gjatë së cilës u rinovuan 15 godina publike në Sarajevë. Ata përfshinë shkollat dhe kopshtet si dhe Qendrën Shëndetësore Ilidža. Si rezultat i investimeve në izolimin termal, duke instaluar ndriçues LED dhe duke zëvendësuar burimet e energjisë, emetimet e CO2 -së priten të përgjysmohen. Me cilësi të lartë të ngrohjes dhe ftohjes, përdoruesit e këtyre godinave publike do të ndihen më rehat dhe konsumimi i përgjysmuar i energjisë përkthehet në një kursim i konsiderueshëm në buxhetin e Kantonit të Sarajevës. Projekti është financuar nga Programi i Eficienës së Energjisë Rajonale (REEP), një produkt investimi nga Plani Ekonomik dhe Investimi për Ballkanin Perëndimor 2021-2027.
Punimet në objektet ishin financuar nga Bashkimi Evropian me 2 milionë euro grant dhe kredinë prej 8 milionësh nga BREZH-i. Qeveria Austriake dha fonde për asistencë teknike. Projekti është pjesë e Planit të Veprimit të BRZH-it “Qytetet Ekologjike” për Sarajevën. Ekspozita ishte e vendosur përballë Akademisë së Arteve të Bukura në Sarajevë, ku qytetarët mund të vizitonin atë nga 16 deri në 29 Maj.
Ekspozita ishte hapur zyrtarisht nga Kryeministri i Kantonit të Sarajevës, Nihad Uk, së bashku me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, të Ambasadës Austriake në Bosnje dhe Hercegovinën dhe BERZH-it.
Burimi: WBIF
Fotografitë: WBIF