Connecting Europe: Komisioni nënshkruan marrëveshje të nivelit të lartë me Ballkanin Perëndimor për të përmirësuar lidhjet e transportit
Connecting Europe: Komisioni nënshkruan marrëveshje të nivelit të lartë me Ballkanin Perëndimor për të përmirësuar lidhjet e transportit
Më 16 maj Komisioni nënshkroi marrëveshje të nivelit të lartë me Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Marrëveshjet do të përshtatin rrjetin e transportit trans-evropian (TEN-T), rrjetet hekurudhore, rrugët, portet dhe kanalet ujore të brendshme që lidhin qytetet dhe qytezat e BE-së, duke i lidhur ato me Ballkanin Perëndimor. Ky është një hap i madh drejt ndërlidhjes më të gjerë të rrjetit të transportit mes Bashkimit Evropian dhe partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor.
Komisionerja për transportin, Adina Vălean, u shpreh: “Me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve dhe me propozimin tonë për Western Balkans European Transport Corridor jemi duke hedhur themelet për integrimin e rrjetit të transportit të Ballkanit Perëndimor me atë të BE-së. Kjo do të promovojë zhvillimin e lidhjeve të qëndrueshme dhe efikase ndaj burimeve mes BE-së dhe këtyre vendeve. Rëndësia e lidhjeve më të afërta dhe pa të probleme të transportit nuk duhet të nënvlerësohet.”
Komuniteti i Transportit që bën bashkë shtetet anëtare të BE-së, i përfaqësuar nga Komisioni dhe partnerët e Ballkanit Perëndimor mbështet në mënyrë aktive zbatimin e projekteve që lidhin gjashtë vendet me njëri-tjetrin, si dhe me BE-në.
Integrimi i rrjeteve të transportit të Ballkanit Perëndimor në TEN-T do të ndihmojë edhe në përgatitjen e vendeve kandidate te BE-së apo kandidate të mundshme të BE-së për integrimin e tyre të ardhshëm në BE.
Burimi: European Union
Fotografitë: European Union