Studimi i ri tregon reziliencën dhe përgjigjen e fqinjëve të BE-së gjatë krizës së pandemisë
Studimi i ri tregon reziliencën dhe përgjigjen e fqinjëve të BE-së gjatë krizës së pandemisë
Një studim i ri nga European Training Foundation (ETF) dhe Eurofound tregon rezistencën dhe përgjigjen me të cilën u përballën gjatë pandemisë së COVID-19 qytetarët në BE dhe në 10 shtetet fqinje të BE-së. Ky raport, Living, working and COVID-19, tregon se pavarësisht sfidave, qytetarët nga Shqipëria, Gjeorgjia, Jordania, Kosova*, Libia, Moldavia, Maroku, Maqedonia e Veriut, Palestina* dhe Tunizia kanë qëndruar optimistë.
Gjetjet nënvizojnë rëndësinë e investimit në arsim dhe potencialin e punës në distancë si një mjet për ekuilibrin dhe fleksibilitetin mes punës dhe jetës dhe ofrojnë një udhërrëfyes për qytetarët në lagjen e BE-së që të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Raporti konfirmon rolin e zhvillimit të aftësive për qytetarët në lagjen e BE-së për të krijuar një të ardhme më të mirë për veten dhe komunitetet e tyre. Me afrimin e European Year of Skills, raporti është një thirrje për veprim për zhvillimin e aftësive themelore. Nisma e BE-së do të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe mesatare për të trajtuat mungesat në aftësi dhe për të promovuar ri-aftësimin dhe aftësimin më të mirë të forcës së punës për të nxitur synimet sociale të BE-së për vitin 2030, që përfshin 60% të të rinjve që marrin pjesë në trajnimin vjetor dhe 78% të të punësuarve.
Sondazhi ‘Living, working and COVID-19’, që u lançua fillimisht nga Eurofund në fillim të vitit 2020, synon të tregojë ndikimin në shkallë të gjerë të pandemisë në punën dhe jetën e qytetarëve të BE-së. Raundi i pestë i sondazhit, që u zbatua në pranverën e vitit 2022, hedh dritë në realitetin e ri të pasigurt të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, nivelet e larta dhe inflacionit dhe rritjet e mëdha në koston e jetesës. Raporti Eurofound-ETF ofron një tablo gjithëpërfshirëse të ndikimit të COVID-19 në jetën dhe mënyrën e jetesës të personave në BE dhe fqinjëve të saj.
Burimi: ETF
Fotografitë: ETF