Mirela Džinić-i është themeluesja dhe drejtoresha kreative e kompanisë së modës Senses nga Travniku, në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ajo thotë se anëtarët e familjes së saj, që ishin të dhënë pas rrobaqepësisë, rrënjosën tek ajo një dashuri për krijimtarinë dhe modën që në vegjëli. Sidoqoftë, për shkak të rrethanave pas luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, asaj iu desh të pranonte punën e parë që i doli përpara, që ishte një pozicion administrativ në degën lokale të një banke. “Edhe pse dëshiroja shumë të punoja në një biznes të lidhur me modën, nuk kisha opsion tjetër. Mundësitë ishin të pakta, por pata fatin ta fitoja atë punë në bankë,” thotë ajo.
Mirela qëndroi në atë punë mbi dhjetë vjet dhe me shumë mundësi do të kishte qëndruar atje gjatë gjithë jetës sikur banka të mos kishte falimentuar dhe të ishte mbyllur. Në atë kohë ajo ishte te të tridhjetat, nënë e dy fëmijëve dhe e papunë, kështu që i duhej të gjente një zgjidhje. Me kalimin e kohës, gjeti një punë në një fabrikë tekstili, ku punoi mbi dy vjet në pozicione të ndryshme. “Ishte një botë krejt ndryshe. Punova si koordinatore projekti, modeluese, konstruktore dhe teknologe. E mbulova të gjithë ciklin, që nga ideja, e deri tek mostra, prodhimi dhe shpërndarja në seri,” thotë ajo.
“Cikli i trajnimit të ofruar nga projekti i financuar nga BE-ja, ishte vërtet kreativ dhe frymëzues dhe m’i rriti ambiciet dhe motivimin për të nisur diçka timen.”
Mirela Džinić, founder and creative director, Senses
Dy vjet më vonë, duke u ndjerë e përmbushur dhe me dëshirën për të eksploruar më shumë, teksa kuptoi që nuk kishte më asgjë më tepër për t’i dhënë asaj kompanie dhe për të mësuar, vendosi të hidhte hapin guximtar për të hapur kompaninë e saj. Përvoja praktike, motivimi dhe kreativiteti nuk kurseheshin, por Mirelës i mungonte përvoja për menaxhimin dhe ngritjen e fondeve për hapjen e një kompanie të re. Pikërisht në atë periudhë, ajo rastisi të njihej me një projekt të financuar nga BE-ja, që mbështeste start-up-et me trajnim menaxhimi dhe financim fillestar për të nxitur përpjekjet e tyre për biznes. Projekti i dha mbështetje duke e mësuar të mendonte si një sipërmarrëse dhe e trajnoi për të gjithë ciklin e biznesit, duke filluar që nga ideja fillestare e biznesit e duke vazhduar me planin e biznesit, grupet e interesit dhe planin e marketingut. “Cikli i trajnimit të ofruar nga projekti i financuar nga BE-ja, ishte vërtet kreativ dhe frymëzues dhe m’i rriti ambiciet dhe motivimin për të nisur diçka timen,” thotë Mirela.
Ajo zgjodhi të zhvillonte një ide, bazuar te moda për fëmijë, pasi sipas saj, diçka e tillë mungonte në Bosnjë dhe Hercegovinë, kështu që hapi kompaninë e saj, Senses. Së bashku me ekipin e saj, ajo krijoi një pako unike dhuratash me rroba fëmijësh, gjë që ishte diçka krejtësisht e re në treg dhe korri sukses menjëherë pas prezantimit të produktit në treg. “Ideja ishte të krijonim një markë të vogël, por me cilësi të lartë, që konkurron me markat e tjera dhe ndërkombëtare në treg. Duke përdorur lëndë të parë të cilësisë së lartë, modele dhe punëdore unike, e kemi arritur këtë,” thotë Mirela.
“Duke qenë një kompani e vogël nga Travniku, vlerësimi i një tregu si ai i Katarit, që mund të përballojë blerjen e produkteve nga cilado markë në botë, ishte një privilegj dhe kishte domethënie të madhe për ne.”
Mirela Džinić, founder and creative director, Senses
Mbështetja nga BE-ja dhe përparimi i Senses-it vazhdoi edhe pas procesit fillestar start-up. Këtë vit, BE-ja në Bosnjë dhe Hercegovinë vendosi të mbështeste disa kompani të vogla për promovimin e markave të tyre duke i lidhur me influencues online. Senses-i ishte ndër kompanitë e përzgjedhura për t’u bërë pjesë e këtij programi. Mirela u bashkua me një influencuese, një nënë e dy vajzave që ishte e gatshme të reklamonte produktet e Senses-it.
Përveç rritjes së parashikuar të pranisë së rrjeteve sociale dhe xhiros në tregun vendas, sipas fjalëve të Mirelës, ajo që ndodhi në vazhdim ishte diçka e jashtëzakonshme. Një zonjë me origjinë boshnjake që jetonte në Katar, e cila e ndiqte influencuesen, e vuri re markën dhe vendosi ta kontaktonte Mirelën për një marrëveshje biznesi. Marrëveshja solli prodhimin dhe dërgimin e ngarkesës së parë të produkteve të Senses-it në tregun ndërkombëtar. “Duke qenë një kompani e vogël nga Travniku, vlerësimi i një tregu si ai i Katarit, që mund të përballojë blerjen e produkteve nga cilado markë në botë, ishte një privilegj dhe kishte domethënie të madhe për ne,”- thotë Mirela.
Dërgesa e parë kishte rroba fëmijësh me modele me temë të lidhur me Kupën e Botës. Meqenëse ngeli shumë i kënaqur, partneri nga Katari ka porositur tashmë një dërgesë të dytë, që do të bazohet te një tematikë tjetër dhe do të dërgohet në vitin 2023.
Lidhur me projektin
EU4Business është një projekt i BE-së synon të rrisë kapacitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës për fuqizim ekonomik dhe punësim duke nxitur konkurrencën dhe risinë në sektorët e përzgjedhur. Ka një buxhet prej 16.1 milionë eurosh: 15 milionë të financuar nga Bashkimi Evropian dhe 1.1 milionë nga Republika Federale e Gjermanisë.
EU4Business është pjesë e e German Federal Ministry for Economic Cooperation and Development’s Local Development Strategies – Local Self-Government and Economic Development Programme in Bosnia and Herzegovina.
Photo credits: Senses
Mirela qëndroi në atë punë mbi dhjetë vjet dhe me shumë mundësi do të kishte qëndruar atje gjatë gjithë jetës sikur banka të mos kishte falimentuar dhe të ishte mbyllur. Në atë kohë ajo ishte te të tridhjetat, nënë e dy fëmijëve dhe e papunë, kështu që i duhej të gjente një zgjidhje. Me kalimin e kohës, gjeti një punë në një fabrikë tekstili, ku punoi mbi dy vjet në pozicione të ndryshme. “Ishte një botë krejt ndryshe. Punova si koordinatore projekti, modeluese, konstruktore dhe teknologe. E mbulova të gjithë ciklin, që nga ideja, e deri tek mostra, prodhimi dhe shpërndarja në seri,” thotë ajo.
Dy vjet më vonë, duke u ndjerë e përmbushur dhe me dëshirën për të eksploruar më shumë, teksa kuptoi që nuk kishte më asgjë më tepër për t’i dhënë asaj kompanie dhe për të mësuar, vendosi të hidhte hapin guximtar për të hapur kompaninë e saj. Përvoja praktike, motivimi dhe kreativiteti nuk kurseheshin, por Mirelës i mungonte përvoja për menaxhimin dhe ngritjen e fondeve për hapjen e një kompanie të re. Pikërisht në atë periudhë, ajo rastisi të njihej me një projekt të financuar nga BE-ja, që mbështeste start-up-et me trajnim menaxhimi dhe financim fillestar për të nxitur përpjekjet e tyre për biznes. Projekti i dha mbështetje duke e mësuar të mendonte si një sipërmarrëse dhe e trajnoi për të gjithë ciklin e biznesit, duke filluar që nga ideja fillestare e biznesit e duke vazhduar me planin e biznesit, grupet e interesit dhe planin e marketingut. “Cikli i trajnimit të ofruar nga projekti i financuar nga BE-ja, ishte vërtet kreativ dhe frymëzues dhe m’i rriti ambiciet dhe motivimin për të nisur diçka timen,” thotë Mirela.
Ajo zgjodhi të zhvillonte një ide, bazuar te moda për fëmijë, pasi sipas saj, diçka e tillë mungonte në Bosnjë dhe Hercegovinë, kështu që hapi kompaninë e saj, Senses. Së bashku me ekipin e saj, ajo krijoi një pako unike dhuratash me rroba fëmijësh, gjë që ishte diçka krejtësisht e re në treg dhe korri sukses menjëherë pas prezantimit të produktit në treg. “Ideja ishte të krijonim një markë të vogël, por me cilësi të lartë, që konkurron me markat e tjera dhe ndërkombëtare në treg. Duke përdorur lëndë të parë të cilësisë së lartë, modele dhe punëdore unike, e kemi arritur këtë,” thotë Mirela.
Mbështetja nga BE-ja dhe përparimi i Senses-it vazhdoi edhe pas procesit fillestar start-up. Këtë vit, BE-ja në Bosnjë dhe Hercegovinë vendosi të mbështeste disa kompani të vogla për promovimin e markave të tyre duke i lidhur me influencues online. Senses-i ishte ndër kompanitë e përzgjedhura për t’u bërë pjesë e këtij programi. Mirela u bashkua me një influencuese, një nënë e dy vajzave që ishte e gatshme të reklamonte produktet e Senses-it.
Përveç rritjes së parashikuar të pranisë së rrjeteve sociale dhe xhiros në tregun vendas, sipas fjalëve të Mirelës, ajo që ndodhi në vazhdim ishte diçka e jashtëzakonshme. Një zonjë me origjinë boshnjake që jetonte në Katar, e cila e ndiqte influencuesen, e vuri re markën dhe vendosi ta kontaktonte Mirelën për një marrëveshje biznesi. Marrëveshja solli prodhimin dhe dërgimin e ngarkesës së parë të produkteve të Senses-it në tregun ndërkombëtar. “Duke qenë një kompani e vogël nga Travniku, vlerësimi i një tregu si ai i Katarit, që mund të përballojë blerjen e produkteve nga cilado markë në botë, ishte një privilegj dhe kishte domethënie të madhe për ne,”- thotë Mirela.
Dërgesa e parë kishte rroba fëmijësh me modele me temë të lidhur me Kupën e Botës. Meqenëse ngeli shumë i kënaqur, partneri nga Katari ka porositur tashmë një dërgesë të dytë, që do të bazohet te një tematikë tjetër dhe do të dërgohet në vitin 2023.
Lidhur me projektin
EU4Business është një projekt i BE-së synon të rrisë kapacitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës për fuqizim ekonomik dhe punësim duke nxitur konkurrencën dhe risinë në sektorët e përzgjedhur. Ka një buxhet prej 16.1 milionë eurosh: 15 milionë të financuar nga Bashkimi Evropian dhe 1.1 milionë nga Republika Federale e Gjermanisë.
EU4Business është pjesë e e German Federal Ministry for Economic Cooperation and Development’s Local Development Strategies – Local Self-Government and Economic Development Programme in Bosnia and Herzegovina.
Photo credits: Senses
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!