Masat ndërkombëtare dhe kombëtare për të parandaluar përhapjen e virusit, nga distancimi fizik te mbyllja e bizneseve kanë reduktuar të ardhurat e familjeve dhe konsumin, duke filluar një krizë ekonomike në të gjithë botën. Ballkani Perëndimor nuk ka mbetur i paprekur në këtë aspekt: Raporti i Rregullt Ekonomik i Ballkanit Perëndimor i Bankës Botërore: Vjeshtë 2020, parashikoi që veprimtaria ekonomike në rajon do të tkurret me 4.8% në përgjithësi në vitin 2020, duke shkaktuar një recension më të rëndë sesa krizat financiare botërore të kohëve të fundit.
Në të njëjtën kohë pandemia ka krijuar mundësi të reja. Një dokument përmbledhës i shkurtër rreth tregtisë elektronike gjatë periudhës së COVID-19-ësi publikuar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim identifikon se si kriza e COVID-19-ës ka përshpejtuar zgjerimin e tregtisë elektronike drejt firmave, konsumatorëve dhe llojeve të reja të produkteve.
Një nismë premtuese që mund të kthehet në një biznes të madh
Miloš Laković, 27 vjeç, është një mësues gjimnazi dhe sipërmarrës me kohë të pjesshme nga Mali i Zi. Ai është një nga vizionarët që e pa krizën e pandemisë si një mundësi. Miloši pati një ide biznesi për një platformë online që do të lidhte ofruesit me përdoruesit e shërbimeve. E kishte pasur këtë ide prej kohësh, por pandemia e bëri të mendonte më seriozisht për të dhe të ndërmerrte një nismë për ta lançuar atë. “Si mësues, unë e di se shumë nga kolegët e mi bëjnë kurse private pas orarit të punës. Situata e krijuar nga pandemia më bëri të mendoj ‘pse të mos promovoj dhe ofroj këto shërbime online?’ dhe vendosa ta zhvilloj këtë ide më tej,” shprehet Miloši.
“Si mësues, unë e di se shumë nga kolegët e mi bëjnë kurse private pas orarit të punës. Situata e krijuar nga pandemia më bëri të mendoj ‘pse të mos promovoj dhe ofroj këto shërbime online?”
Miloš Laković
Me kalimin e kohës, Miloši dhe ekipi i tij krijuan lloje të tjera shërbimesh – përveç mësimdhënies private – që do të reklamohen nëpërmjet platformës, nga shitjet e pikturave te kozmetika. Ata janë tani në fazën përfundimtare të kërkimeve për tregun dhe së shpejti do të fillojnë me zhvillimin e platformës.
Miloši shpjegon se shumë nga meritat për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj nisme i shkojnë përkrahjes që mori falë pjesëmarrjes në workshop-e të ofruara nga projekti i financuar nga BE-ja, Vetëpunësim dhe Sipërmarrje sociale për të Rinjtë. “Duke marrë pjesë në këto workshop-e, ia arritëm të zhvillonim në tej idenë dhe ta sjellim në nivelin e një nisme të vërtetë sipërmarrjeje,” shprehet ai.
“Duke marrë pjesë në këto workshop-e, ia arritëm të zhvillonim në tej idenë dhe ta sjellim në nivelin e një nisme të vërtetë sipërmarrjeje.”
Božina Stešević
I2 Space –vendi i nismave
Qëllimi i projektit është të përmirësojë aksesin në tregun e punës për të rinjtë në Malin e Zi dhe Kosovë. Thelbi i idesë së projektit është krijimi i mjediseve fizike në një format të njohur si ‘Hackerspace’ duke i pajisur këto hapësira me instrumentet e nevojshme dhe duke ofruar trajnim dhe mentorim për të rinjtë në risitë sociale dhe teknologjinë digjitale. Projekti është i vendosur në dy hapësira të tilla një në Pejë në Kosovë dhe një në Podgoricë në Malin e Zi. Hapësirat janë emërtuar ‘I2 Space’.
Gjatë dy viteve të projektit, më shumë se 200 të rinj kanë përfituar nga veprimtaritë e ‘12 Space’ në Pejë dhe Podgoricë. Disa prej tyre kanë filluar të fitojnë nëpërmjet punësimit ose duke ofruar shërbime në mënyrë të pavarur. Projekti ofroi kurse dhe programe mentorimi rreth kodimit dhe personalizimit të rrjetit, printerave 3D dhe elektronikës, marketingut digjital dhe grafik dizajnit dhe fotografisë.
Božina Stešević është menaxherja e projektit në organizatën për shoqërinë civile Shoqata për Mirëqenien Demokratike – Zid, partneri kryesor i projektit në Malin e Zi. Ai thotë se një nga arritjet kryesore të projektit është konceptimi dhe funksionimi efektiv i vetë komunitetit ‘12 Space’. “Ekziston një rreth i brendshëm i përdoruesve të ‘12 Space’ që bashkëpunojnë mes tyre dhe e bëjnë këtë në një hapësirë të përbashkët fizike. Më pas është rrethi i të gjithë të rinjve që kanë marrë pjesë në trajnim; dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme rrethi më i gjerë që lidh të rinjtë nga të dyja anët e kufirit që po bashkëpunojnë për të shkëmbyer ide dhe perspektiva biznesi dhe duke shpërbërë paragjykimet.”
Mentorimi ballë për ballë është një nga elementet kryesore të projektit. Si pjesë e saj, nga pjesëmarrësit pritet që të zhvillojnë prototipe për startupe biznesi që kanë potencialin për t’u zhvilluar më tej. Deri më sot aplikantët e programit kanë sjell prototipe për 23 ide startupi, duke përfshirë idenë e Milošit.
Rreth projektit
Projekti ‘Vetë-punësim dhe Sipërmarrje Sociale për të Rinjtë’ zbatohet nën Programin për Bashkëpunimin Ndërkufitar IPA 2014-2020 Mali i Zi – Kosovë, financuar nga Bashkimi Evropian. Projekti po zbatohet nga organizatat e shoqërisë civile Shoqata për Mirëqenien Demokratike – Zid, Lens, Qendra liberal-demokrate dhe Qendra për Aftësitë Kreative. Projekti filloi në janar 2019 dhe pritet të përfundojë në fillim të vitit 2021.
Photo credits: Fitim Shala

Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!