Proshuta e staxhionuar është një specialitet i Njegushit, një fshat pranë qytetit të Cetinjes në Mal të Zi. Ajo është e njohur për shijen dhe aromën karakteristike, si rezultat i përzierjes së ajrit të detit dhe të malit dhe djegies së drurit të ahut gjatë procesit të tharjes. Është një shije e njohur për malazezët dhe vizitorët në vend, dhe tashmë një shoqëri nga Mali i Zi po punon që ta fusë atë në tregun e mbarë rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.
Mediteranea është një biznes familjar i mesëm nga Mali i Zi në pronësi të bashkëshortëve Marija dhe Ivan Špadijer. Ai filloi si një biznes i vogël si distributor i produkteve të mishit në vitin 2006 dhe gradualisht i rriti të ardhurat, ku proshuta e Njegushit u bë produkti i tyre kryesor. Ivani shpjegon se proshuta kërkon një prodhim të ndërlikuar: procesi i staxhionimit përfshin kriposjen me kripë deti për rreth tre javë, më pas për tre javë të tjera shtypet për të larguar lëngjet e tepërta, dhe pasohet me djegien e lehtë dhe tharjen nën flladin e freskët të malit për tre muaj dhe në fund staxhionohet. I gjithë procesi zgjat rreth një vit.
“Nënkontraktorët tanë nuk ishin në gjendje që të përmbushnin siç duhet këto kërkesa, kështu që vendosëm ta merrnim vetë në dorë dhe të bënim vetë paketimin.”
Ivan Špadijer, Owner, Mediteranea
Rritja e cilësisë dhe të ardhurave
Për rreth dhjetë vjet, Mediteranea blinte proshutën nga prodhues të zonës së Njegushit dhe paketohej nga nënkontraktorë të tjerë. Biznesi po ecte mirë dhe tregu po zgjerohej, por kjo rritje kishte sfidat e saj. Cilësia e lëndës së parë ishte e njëjtë, por shoqëria nisi të kishte probleme me paketimin. Ivani shpjegon se ata po merrnin kërkesa nga klientë që kërkonin përmirësimin e paketimit. “Nënkontraktorët tanë nuk ishin në gjendje që të përmbushnin siç duhet këto kërkesa, kështu që vendosëm ta merrnim vetë në dorë dhe të bënim vetë paketimin”, shprehet ai.
Për këtë, u nevojiteshin pajisje dhe ambiente shtesë pasi kjo ishte një fushë e re për shoqërinë. Fillimisht ata investuan me mundësitë e tyre por ato nuk ishin të mjaftueshme për të përmbushur kërkesat. Kështu ata vendosën të aplikonin për mbështetje nga Instrumenti i BE-së i Asistencës së Para- Aderimit për Zhvillim Rural, IPARD. Si rrjedhojë, ata siguruan rreth 35,000europër pajisje shtesë të cilat përfshinin një makineri paketimi dhe dy pajisje ngritëse elektrike, që ngrenë deri në një lartësi prej 11 metrash.
“Nëse nuk do të ishte mbështetja e BE-së nëpërmjet IPARD, ne do të ishim ende në vështirësi. Mbështetja na ka bërë më të pavarur dhe na ndihmoi që të merrnim në dorë fatin dhe suksesin e biznesit tonë.”
Ivan Špadijer, Pronar, Mediteranea
Sot Mediteranea prodhon dhe shpërndan mbi 50 ton produkt përfundimtar në vit. Ata kanë shumë klientë, ndër ta, hotele, restorante dhe zinxhirë supermarketesh. Rreth 90% e të ardhurave të tyre vjen nga eksportet. Ndërsa prodhimi vijon të kryhet nga nënkontraktorë në zonën e Njegushit, paketimi dhe shpërndarja tani mbulohet plotësisht nga vetë shoqëria. Ata gjithashtu kanë dyfishuar numrin e ekipit të tyre nga katër në tetë dhe po planifikojnë ta rrisin më shumë.
Ivani shpjegon se mbështetja e BE-së ishte kyçe në këtë histori suksesi. “Nëse nuk do të ishte mbështetja e BE-së nëpërmjet IPARD, ne do të ishim ende në vështirësi. Mbështetja e marrë nga IPARD na ka bërë më të pavarur dhe na ndihmoi që të merrnim në dorë fatin dhe suksesin e biznesit tonë”, shprehet ai.
Rreth programit
Pjesë e Instrumentit të Asistencës së Para-Aderimit (IPA), i projektuar për të mbështetur reformat në vendet në proces aderimi në BE, Instrumenti i Asistencës së Para- Aderimit për Zhvillim Rural (IPARD) përqendrohet te zonat rurale dhe sektorët agro-ushqimorë në këto vende. Përmes këtij instrumenti, BE-ja u ofron përfituesve ndihmë financiare dhe teknike për të bërë sektorin e tyre bujqësor dhe zonat rurale më të qëndrueshme dhe për t’i harmonizuar ato me politikën e përbashkët bujqësore të BE-së.
Photo credits: EU Delegation to Montenegro, Mediteranea
Mediteranea është një biznes familjar i mesëm nga Mali i Zi në pronësi të bashkëshortëve Marija dhe Ivan Špadijer. Ai filloi si një biznes i vogël si distributor i produkteve të mishit në vitin 2006 dhe gradualisht i rriti të ardhurat, ku proshuta e Njegushit u bë produkti i tyre kryesor. Ivani shpjegon se proshuta kërkon një prodhim të ndërlikuar: procesi i staxhionimit përfshin kriposjen me kripë deti për rreth tre javë, më pas për tre javë të tjera shtypet për të larguar lëngjet e tepërta, dhe pasohet me djegien e lehtë dhe tharjen nën flladin e freskët të malit për tre muaj dhe në fund staxhionohet. I gjithë procesi zgjat rreth një vit.
Ivan Špadijer, Owner, Mediteranea
Rritja e cilësisë dhe të ardhurave
Për rreth dhjetë vjet, Mediteranea blinte proshutën nga prodhues të zonës së Njegushit dhe paketohej nga nënkontraktorë të tjerë. Biznesi po ecte mirë dhe tregu po zgjerohej, por kjo rritje kishte sfidat e saj. Cilësia e lëndës së parë ishte e njëjtë, por shoqëria nisi të kishte probleme me paketimin. Ivani shpjegon se ata po merrnin kërkesa nga klientë që kërkonin përmirësimin e paketimit. “Nënkontraktorët tanë nuk ishin në gjendje që të përmbushnin siç duhet këto kërkesa, kështu që vendosëm ta merrnim vetë në dorë dhe të bënim vetë paketimin”, shprehet ai.
Për këtë, u nevojiteshin pajisje dhe ambiente shtesë pasi kjo ishte një fushë e re për shoqërinë. Fillimisht ata investuan me mundësitë e tyre por ato nuk ishin të mjaftueshme për të përmbushur kërkesat. Kështu ata vendosën të aplikonin për mbështetje nga Instrumenti i BE-së i Asistencës së Para- Aderimit për Zhvillim Rural, IPARD. Si rrjedhojë, ata siguruan rreth 35,000europër pajisje shtesë të cilat përfshinin një makineri paketimi dhe dy pajisje ngritëse elektrike, që ngrenë deri në një lartësi prej 11 metrash.
Sot Mediteranea prodhon dhe shpërndan mbi 50 ton produkt përfundimtar në vit. Ata kanë shumë klientë, ndër ta, hotele, restorante dhe zinxhirë supermarketesh. Rreth 90% e të ardhurave të tyre vjen nga eksportet. Ndërsa prodhimi vijon të kryhet nga nënkontraktorë në zonën e Njegushit, paketimi dhe shpërndarja tani mbulohet plotësisht nga vetë shoqëria. Ata gjithashtu kanë dyfishuar numrin e ekipit të tyre nga katër në tetë dhe po planifikojnë ta rrisin më shumë.
Ivani shpjegon se mbështetja e BE-së ishte kyçe në këtë histori suksesi. “Nëse nuk do të ishte mbështetja e BE-së nëpërmjet IPARD, ne do të ishim ende në vështirësi. Mbështetja e marrë nga IPARD na ka bërë më të pavarur dhe na ndihmoi që të merrnim në dorë fatin dhe suksesin e biznesit tonë”, shprehet ai.
Rreth programit
Pjesë e Instrumentit të Asistencës së Para-Aderimit (IPA), i projektuar për të mbështetur reformat në vendet në proces aderimi në BE, Instrumenti i Asistencës së Para- Aderimit për Zhvillim Rural (IPARD) përqendrohet te zonat rurale dhe sektorët agro-ushqimorë në këto vende. Përmes këtij instrumenti, BE-ja u ofron përfituesve ndihmë financiare dhe teknike për të bërë sektorin e tyre bujqësor dhe zonat rurale më të qëndrueshme dhe për t’i harmonizuar ato me politikën e përbashkët bujqësore të BE-së.
Photo credits: EU Delegation to Montenegro, Mediteranea
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!