Rajoni malor i Pejës/Peć në Kosovën Perëndimore është e përqendruar në tejkalimin e turizmit masiv duke ofruar përvoja të personalizuara që kombinon traditat lokale me terrenin e thyer. Potenciali i rajonit për turizëm u identifikua vite më parë me investimet si në infrastrukturë dhe në kapital njerëzor. Tani atje ka vizitorë që e kalojnë kohën duke bërë trekking, ecje në mal dhe çiklizëm.
Adhuruesit e natyrës zgjedhin të kalojnë kohë në Alpet Shqiptare, emri i të cilave në gjuhën vendase është ‘Malësia e Madhe’ – vargmali i përbashkët midis Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë. Një grup adhuruesish, disa prej të cilëve e sigurojnë jetesën nëpërmjet tyre janë krenarë të ndajnë me pjesën tjetër të botës njohuritë e tyre dhe tani janë duke vjelë përfitimet nga kjo industri.
“Padyshim që ky projekt është ndërhyrja më e suksesshme në këto vargmale në 20 vitet e fundit.”
Raif Gjikolli, Gjeravica
Atje ku kalonin vetëm barinjtë
Shoqata lokale e alpinizmit, Gjeravica, u partnerizua me projektin ndërkufitar të Bashkimit Evropian midis Kosovës dhe Malit të Zi duke investuar në shënjimin e shtigjeve ekzistuese dhe të reja për ecje në mal ose çiklizëm. “Padyshim që ky projekt është ndërhyrja më e suksesshme në këto vargmale në 20 vitet e fundit.” Shoqata u përfshi në të gjitha hapat e projektit duke këshilluar rreth itinerareve të propozuara dhe duke i shënuar ato. “Ne jemi krenarë që kemi përzgjedhur itineraret më të mira nëpër të cilat kalonin vetëm vendasit – si ajo në qendrën e qytetit ku lartësia është 550m mes për mes kullotave dhe kasolleve të barinjve në vargmale në lartësi 1,800m,” shprehet Gjikolli, duke konfirmuar që shënjëstrimi do të ketë standard ndërkombëtar.
Rrugët kalojnë nëpër pjesët piktoreske të zonave të mbrojtura në Kosovë dhe Mal të Zi. Adhuruesit e natyrës mund të kalojnë ditën duke kaluar nga një kufi në tjetrin dhe duke kryqëzuar me rrugët malore si majat e Ballkanit ose në rrugën Dinarike.
“Shënjuesit e shtigjeve dhe aktivitetet shoqëruese janë në përputhje me planet lokale të zhvillimit dhe strategjitë për të zhvilluar turizmin në rajon.”
Sokol Luta, Agjencia për Zhvillim Rajonal
Informacion i përmbledhur në një vend
Shtigjet e shënjuara ndërmjet kufijve ruajnë rrjedhën natyrore të masivëve dhe ata udhëheqin vizitorët për të vëzhguar pamjet e jashtëzakonshme të Malësisë së Madhe. Organizatat zbatuese kanë marrë reagime pozitive nga guidat turistike në zonat ku qindra shënjues janë vendosur përgjatë 334 kilometrave të shtigjeve për ecjen në mal dhe shtigjet e çiklizimit.
Sokol Luta nga Agjencia Rajonale e Zhvillimit – Perëndim, partneri zbatues në Kosovë shpjegon se me fondet e BE-së janë instaluar 25 tabela me informacione, janë identifikuar burimet ujore dhe rruga është shënjuar me flamuj për të treguar pamjet panoramike. “Shënjuesit e shtigjeve dhe aktivitetet shoqëruese janë në përputhje me planet lokale të zhvillimit dhe strategjitë për të zhvilluar turizmin në rajon.” shprehet Luta
Ai shton se kishte shumë bashkëpunim mes grupeve të interesit në të dyja anët e kufirit për të përmirësuar cilësinë e ofertës së turizmit në Malësinë e Madhe, për të shtuar mbulimin dhe për ta prezantuar zonën ndërkufitare si një destinacion natyror tërheqës. Si shembull, organizatat zbatuese kanë mbledhur dhe listuar në një vend – si në faqen e internetit edhe në aplikacionin e telefonit – të gjithë ofruesit e shërbimit në akomodim, gastronomi dhe shërbime turistike. Së bashku me hartën e shtigjeve, vizitorëve u jepet edhe mundësia për të zgjedhur mes tureve të organizuara ose eksplorimit të pavarur të zonës.
Rreth projektit
Malësia e Madhe – Projekti i Destinacionit Natyror të Shkëlqyer u krijua me qëllimin për të fuqizuar zonën ndërkufitare midis Kosovës dhe Malit të Zi si një destinacion natyror. Një rrjet prej rreth 334km shtigje për ecje në mal dhe çiklizëm janë shënjuar dhe ofrojnë lidhje midis Kosovës dhe Malit të Zi. I gjithë rajoni në kufi është i pajisur me vendpushime, vende për soditje ose parkim të biçikletave. Projekti i financuar nga BE-ja do të stimulojë zhvillimin ekonomik për të krijuar mundësi të reja punësimi.
Photo credits: Accursed Mountains Kosovo

Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!