RINGJALLJA E TRADITAVE TË VJETRA: RRUGËTIMI ME QERAMIKË I ADOLESHENTËVE NGA VELESI | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

RINGJALLJA E TRADITAVE TË VJETRA: RRUGËTIMI ME QERAMIKË I ADOLESHENTËVE NGA VELESI

03 Feb 2025

Të ecësh nëpër rrugët e ngushta e të pjerrëta të Velesit, në Maqedoninë e Veriut, ndihesh sikur po kthehesh prapa në kohë. Qyteti, me shtigjet e tij me kalldrëm dhe shtëpitë tradicionale prej guri, i bën jehonë një të shkuare ku arti i qeramikës ka lulëzuar. Në mesin e vendeve më ikonike në Veles është rruga e poezisë, ku ka lindur poeti i famshëm Koço Racin. Racini nuk ishte vetëm poet, ai merrej edhe me qeramikë – një zanat që dikur ishte rrahja e zemrës së këtij qyteti. Puna e tij, krahas asaj të artizanëve të tjerë, u vlerësua aq shumë sa disa copë u eksportuan edhe në Evropën Perëndimore. 

Sot qeramika është pothuajse një art i humbur në Veles. Por falë nismave të reja, zanati po bën një rikthim, të udhëhequr nga gjenerata e re e artizanëve. Anastasija Davçeva dhe Antonio Trajkovski, të dy 14 vjeçar, janë pjesë e një grupi prej 25 studentëve nga Velesi që kanë zbuluar një pasion për qeramikën përmes punëtorive të mbështetura nga BE-ja dhe UNDP-ja. Këto punëtori janë pjesë e “Punëtorive Kreative Etnike për Ringjalljen e Zanateve të Vjetra”, të financuar nën Programin Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD). 

Antonio ishte fillimisht i pasigurt për punëtorinë 

Kur nisa, qeramika më dukej e çuditshme. Por me kalimin e kohës, u bë më interesante. Tani preferoj më shumë të krijojë me argjilë se sa të luaj loja në telefonin tim. Qeramika është zanat vërtetë interesant. 

Antonio Trajkovski

 “Kur u bashkova në fillim, qeramika më dukej e çuditshme” thotë ai. Por me kalimin e kohës, u bë më interesante. Tani preferoj më shumë të krijojë me a se sa të luaj loja në telefonin tim. Qeramika është zanat vërtetë interesant.” 

 Edhe Anastasija ka ndjesinë e ngjashme. Asaj punëtoria i duket “argëtuese”, posaçërisht kur punon në rrotën qeramike dhe dizajnët me vizatim. 

 Këto punëtori drejtohen nga Goce Stançev, një nga katër artistët e fundit të mbetur të qeramikës në Veles. Pavarësisht skepticizmit fillestar, Stançev ka vërejtur rritje të interesimit në mesin e fëmijëve. 

Nëse ia dalin të bëjmë qoftë edhe dy fëmijë prej 20-ve në poçarë, do të jetë sukses i madh. 

Goce Stanchev, artist qeramike

Qeramika ka rrënjë të thella në Veles. Në fillim të shekullit 20, shumë familje në qytet merreshin me qeramikë, duke prodhuar copë që u njohën përtej kufijve të Maqedonisë së Veriut. Kjo lidhje me traditën e bën ringjalljen e qeramikës edhe më të rëndësishme, si për trashëgiminë e qytetit ashtu edhe për ardhmërinë e saj. 

Stançev beson se, nëse duam që zanati i qeramikës dhe zanatet e tjera të mbijetojnë, duhet t’i integrojmë në sistemin arsimor. “Ka ardhmëri në qeramikë, por kërkon inkurajim”, thotë ai. “Bashkëshortja ime dhe unë jemi marrë profesionalisht me këtë zanat prej 15 vitesh. Ka kërkesë në treg, por nuk ka njerëz të mjaftueshëm për ta përmbushur. Unë jam provë se njeriu mund të siguroj jetesën nga qeramika”. 

Kjo nismë në Veles është vetëm një nga 50 projektet e mbështetura nga programi ReLOaD në Maqedoninë e Veriut në tre vitet e fundit. Këto projekte fokusohen në fuqizimin e të rinjve, promovimin e kohezionit social, ruajtjen e mjedisit dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore. 

Për këto pjesëmarrës të rinj, punëtoritë e qeramikës janë më shumë se një aktivitet pas shkolle – por paraqesin mënyrë për t’u lidhur me trashëgiminë e tyre dhe rrugë potenciale për një karrierë të ardhshme. Siç thotë Anastasija, “Do të ishte mirë të ruajmë qeramikën si zanat sepse është pjesë e traditës së këtij shteti”. 

Kjo storje tregon se si zanatet e vjetra mund të ringjallen përmes entuziazmit të të rinjve, të udhëhequr nga mençuria e atyre që i kanë mbajtur gjallë këto tradita. Është përkujtim i fuqishëm se edhe në një epokë digjitale, krijimtaria me dorë dhe lidhja me trashëgiminë mbeten të vlefshme dhe përmbushëse. 

Për më shumë informata për programin ReLOaD të financuar nga BE-ja, vizitoni ueb faqen. 

 

 

 

 

 

 

 

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.