Revolucioni i gjelbër i CEMPROM-it: Si po e ndihmon BE-ja një biznes serb të udhëheq rrugën e qëndrueshmërisë | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

Revolucioni i gjelbër i CEMPROM-it: Si po e ndihmon BE-ja një biznes serb të udhëheq rrugën e qëndrueshmërisë

03 Feb 2025

Në Preljinë, CEMPROM, kompani e madhe e betonit, ka dëshmuar se mund të ketë qëndrueshmëri dhe sukses të biznesit paralelisht. Duke përfituar nga programi Ecoloans – i financuar nga Banka Gjermane e Zhvillimit (KfW) dhe mbështetur nga Programi Rajonal i BE-së për Efikasitet Energjetik (REEP) – kompania ka bërë hapa të rëndësishëm drejt punës më të gjelbër. 

Themeluar në vitin 1992, CEMPROM është rritur, nga prodhimi i blloqeve të betonit dhe thasëve më çimento, në lider në prodhimin e betonit, me projekte përfshirë Korridorin E 763 dhe partneritete ndërtimore lokale. Sot, me një flotë me mbi 100 kamionë dhe 150 persona të punësuar, kompania mund të prodhojë mesatarisht 300,000 tonë beton në vit. 

Përmes një investimit prej 820,000 eurove, të lehtësuar nga UniCredit Bank, CEMPROM ka përmirësuar flotën e automjeteve me metan. Kjo ka ulur konsumin e karburantit për 42%, ka reduktuar emetimet e oksidit të azotit me 32%, dhe ka ulur emetimet e dioksidit të karbonit me 56%, me shkurtime shtesë të konsiderueshme në hidrokarburet dhe grimcat e padjegura. Në aspektin financiar, këto ndryshime sjellin kursime prej rreth 20% në vjet, ku investimi pritet të rikthejë paratë e investuara për katër deri në pesë vite. Drejtori i prodhimit të CEMPROM-it, Dejan Isailoviq, i theksoi këto iniciative si strategjike në aspektin ekonomik dhe në atë ekologjik, duke kontribuar në rritjen e qëndrueshme të kompanisë dhe krijimin e vendeve të punës. 

Angazhimi ynë i palëkundur ndaj biznesit ekologjik çdoherë ka qenë prioritet. Ky rrugëtim na ka hapur horizonte të reja, duke e bërë të mundshëm ofrimin e sasive më të mëdha për projekte të rëndëishme dhe zgjerimin në shërbime të reja si transporti i çimentos

Dejan Isailoviq, Drejtor Prodhimi në CEMPROM

Angazhimi i CEMPROM-it në qëndrueshmëri shkon përtej flotës së vet. CEMPROM-i integron ujërat e zeza në prodhim dhe ripërdor materialet e mbetura për përdorim lokal, duke reflektuar përkushtimin ndaj mbështetjes së komunitetit dhe efikasitetit të burimeve. Kjo qasje proaktive frymëzon kolegët, pasi CEMPROM-i vendos standard të lartë për efikasitetin energjetik dhe përgjegjësi për mjedisin. 

Programi Ecoloans, pjesë përbërëse e rrugëtimit të Serbisë drejt një ekonomie më të gjelbër, adreson dy sfida primare për NVM-të: financimi i kufizuar afatgjatë dhe nevoja për ndërgjegjësim për biznes të qëndrueshëm. Me 120 milionë euro të kanalizuara përmes bankave të Serbisë, programi ndihmon bizneset në shkurtimin e kostove të energjisë dhe reduktimin e emetimeve. Është pjesë e REEP-it nën Kornizën e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, duke shfaqur mbështetjen e fortë të BE-së dhe Gjermanisë. 

Pavarësisht harxhimeve të larta fillestare të adaptimit të praktikave të gjelbra, Isailoviq u bën thirrje NVM-ve që të përqafojnë qëndrueshmërinë, duke theksuar periudhën e shkurtër e kthimit të investimit dhe përfitimet e gjera. 

Flota e gjelbër në aksion: 

Kamionët me energji metani të CEMPROM-it reduktojnë emetimet dhe kostot e karburantit. 

“Ekziston nevojë urgjente për më shumë ndërgjegjësim ndaj qëndrueshmërisë dhe praktikave të gjelbra të biznesit”, nënvizon ai. “Mënyra më e mirë për të larguar dyshimet është përmes dialogut të hapur dhe duke mësuar përmes kompanive që veç më kanë nisur këtë rrugëtim, kanë arritur kursime dhe kanë përmisuar prodhimin”. 

Programi Ecoloans, i financuar nga Banka Gjermane Zhvillimore dhe i mbështetur nga BE-ja ka dhënë 120 milionë euro në bankat komerciale serbe. Programi është komponentë kyçe e Programit Rajonal për Efikasitet Energjetik (REEP). 

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.