Tranzicioni i Gjelbër i Malit të Zi | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

Tranzicioni i Gjelbër i Malit të Zi

Paketa e BE-së për Mbështetjen e Energjisë nxit qëndrueshmërinë dhe rritjen ekonomike në Mal të Zi.

SCROLL DOWN

Paketa e mbështetjes së BE-së për energjinë e Malit të Zi, me vlerë 30 milionë euro, nisi zyrtarisht në një ceremoni në Podgoricë, në mars të këtij viti. Këto fonde përdoren për të ndihmuar grupet më vulnerabël në Mal të Zi, që të përballojnë kostot më të larta të jetesës, të shkaktuara nga lufta agresive e Rusisë kundër Ukrainës, por edhe për të lehtësuar tranzicionin e vendit drejt energjisë së gjelbër. Si pjesë e paketës rajonale prej një miliardë eurosh, që synon të mbështesë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor për trajtimin e situatës së energjisë dhe çmimeve të larta, të shkaktuara nga lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, Mali i Zi ka marrë 27 milionë euro të përshpejtuara, ndërsa vlera totale e paketës për mbështetje për Malin e Zi është 30 milionë euro. Disbursimi i fondeve përfshin kompensimin monetar direkt te faturat e energjisë elektrike për familjet që përfitojnë bursa sociale. Madje, ai është i vetmi mënyrë që siguron qëndrueshmërinë afatgjate në furnizim me energji- në investimin te burimet e rinovueshme dhe te rritja e efektivitetit të energjisë.

“Aktualisht, jemi duke rinovuar tre shkolla që janë ndërtuar në vitet 1960. Vlerësimet tona fillestare tregojnë se këto shkolla do të kursejnë energjinë deri në 50%.”

Djordjina Lovric, Ministria e Energjisë dhe Minierave për Malin e Zi

Përveç mbështetjes buxhetore, paketa e BE-së për mbështetjen e energjisë përfshin edhe pjesën e dytë, që përbëhet nga grante për avancimin e tranzicionit energjetik, efikasitetin dhe pavarësinë e Ballkanit Perëndimor në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme.  Një nga iniciativat në Mal të Zi, që përfshihet te mbështetja e pjesës së dytë të paketës së Energjisë, është projekti “Promovimi i Efikasitetit të Energjisë te Ndërtesat Publike – Gjelbërimi i Infrastrukturës Publike në Mal të Zi” në sektorin administrativ, social dhe arsimor, zbatuar nga Ministria e Investimeve Kapitale të Malit të Zi. Objektivi është përmirësimi i efikasitetit të energjisë në ndërtesat publike të përzgjedhura, të cilat do të kontribuojnë në reduktimin e emetimeve të gazeve serrë dhe në arritjen e Intended Nationally Determined Contribution (KKP). Përveç kësaj, energjia e rinovueshme (p.sh. energjia diellore ose bioenergjia) duhet të përdoret aty ku është e mundur. Projekti zbatohet si pjesë e The Regional Energy Efficiency Programme (REEP).

Projekti fokusohet te ndërtesat publike, që janë ndërtuar kryesisht midis viteve 1930 dhe 1980 dhe të cilat janë vjetërsuar. Problemet kronike janë: sistemet e vjetërsuara të ngrohjes dhe me efikasitet të ulët, çatitë e izoluara keq, të cilat rrjedhin, dritaret me një xham të konsumuar dhe ura termike që shkaktojnë në myk dhe defekte të tjera. Konsumi i energjisë është i lartë, lehtësia ndaj përdorimit (klima e brendshme, komoditeti) është shumë e kufizuar dhe shumë ndërtesa pothuajse kanë arritur në fund të funksionalitetit ekonomik dhe teknik. Pas zbatimit të masave strukturore dhe të efikasitetit të energjisë, kushtet e përdorimit do të përmirësohen dhe kostot e funksionimit do të ulen ndjeshëm. Vizibiliteti i investimeve në sektorin publik do të shërbejë si shembull edhe për familjet dhe për sektorin privat. Projekti do të mbulojë rreth 20 ndërtesa (shkolla, një konvikt, një shtëpi për të moshuarit dhe një ndërtesë administrative).

Djordjina Lovric është mbikëqyrësja e projektit, e cila ka rolin e menaxheres në projekt, në emër të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave për Malin e Zi. Ajo thekson rëndësinë e projektit për ndërtesat publike në Malin e Zi. “Aktualisht, po rinovojmë në tre shkolla që janë ndërtuar në vitet 1960.  Vlerësimet tona fillestare tregojnë se këto shkolla do të arrijnë kursimin e energjie deri në 50%,” thotë Djordjina. Madje ajo thekson se, përveç përfitimeve ekonomike, ndërhyrjet e projektit do të luajnë një rol vendimtar edhe në uljen e emetimeve të CO2, duke kontribuar në ruajtjen e mjedisit dhe në rritjen e niveleve të përgjithshme të komoditetit të nxënësve dhe të mësuesve në këto institucione arsimore.

“Shkollat funksionojnë me një buxhet vjetor fiks dhe përveç përfitimeve të ndryshme, do të kenë mundësinë që tepricat financiare të krijuara nga kursimi i energjisë të përdoren për qëllime të tjera.  Kjo mund të përfshijë blerjen e pajisjeve të reja, kompjuterëve dhe burimeve të tjera që synojnë rritjen e standardeve arsimore brenda këtyre institucioneve”.

Djordjina Lovric, Ministria e Energjisë dhe Minierave për Malin e Zi

Duke rritur efikasitetin energjetik të ndërtesave publike, këto investime përputhen me angazhimet e përshkruara në Legjislacionin e Malit të Zi për përdorimin efikas të energjisë, i cili është modeluar sipas direktivave të BE-së. Kjo nismë do të rezultojë në reduktimin e emetimeve të gazeve serrë, duke kontribuar kështu në arritjen e qëllimeve të paracaktuara për ruajtjen e mjedisit. Për më tepër, këto investime do të luajnë një rol kryesor në ruajtjen dhe gjenerimin e vendeve të punës brenda sektorëve vendas të ndërtimit dhe konsulencës.

Znj. Djordjina Lovric shtjellon njohjen e gjerë dhe avantazhet e dukshme që ofron projekti për shkollat dhe institucionet e tjera. “Shkollat funksionojnë me një buxhet vjetor fiks dhe përveç përfitimeve të ndryshme, do të kenë mundësinë që tepricat financiare të krijuara nga kursimi i energjisë të përdoren për qëllime të tjera. Kjo mund të përfshijë blerjen e pajisjeve të reja, kompjuterëve dhe burimeve të tjera që synojnë rritjen e standardeve arsimore brenda këtyre institucioneve”, thekson Djordjina.

Rreth projektit

The Regional Energy Efficiency Programme (REEP) u krijua në vitin 2013, nga EBRD së bashku me Komisionin Evropian, Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë, WBIF dhe donatorët dypalësh. Programi kombinon mbështetjen e politikave me kreditë, asistencën teknike dhe stimujt, të cilat mbështesin efikasitetin e energjisë dhe investimet e energjisë së rinovueshme në sektorin publik dhe privat në Ballkanin Perëndimor. EBRD-ja dhe KfW-ja zbatojnë programin, i cili funksionon drejtpërdrejt dhe nëpërmjet ndërmjetësve. Madje është pika e investimit për Planit Ekonomik dhe Investiv. Që nga fillimi, paketa e integruar e ofruar përmes REEP ka arritur 1,000 SME, mbi 12,700 familje dhe 290 ndërtesa publike në 700 qytete dhe qyteza. Investimet e ndërlidhura përkthehen në 842,000 MWh/vit energji të kursyer, 540,000 tCO2/vit emetime të shmangura dhe 120 MW kapacitete të instaluara të energjisë së rinovueshme. Deri në fund të vitit 2021, REEP mobilizoi 630 milionë euro në total investime, me kontribut 78.8 milionë euro në grantin e BE-së. Në vitin 2022, REEP mori një rimbushje prej 102 milion € në fondet shtesë të granteve të BE-së përmes Paketës së Mbështetjes së Energjisë.

Photo credits: WBIF

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.