Të drejtat mbi tokën, riintegrimi dhe rrugëtimi i të kthyerve në Shqipëri | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

Të drejtat mbi tokën, riintegrimi dhe rrugëtimi i të kthyerve në Shqipëri

Eksplorimi i rrugëtimit të të kthyerve në Shqipëri dhe kthimi i tokës së punueshme në një mundësi të re me mbështetjen e BE-së dhe UNDP-së.

SCROLL DOWN

Gjatë periudhës së regjimit komunist në Shqipëri, familjet dhe individët të cilët nuk pajtoheshin me rregullat e partisë shpesh dërgoheshin në kampe të përbashkëta, ku angazhoheshin me punë në miniera dhe bujqësi. Fshati bujqësor i Semanit ka qenë një nga këto kooperativa bujqësore të ngritura gjatë regjimit komunist. Përveç familjeve me reputacion të dyshimtë, regjimi dërgoi në këtë fshat edhe grupe të cenueshme nga komuniteti Rom dhe Egjiptian. Toka e kultivuar nga këta fermerë zyrtarisht i përkiste shtetit, pjesa më e madhe e së cilës i ishte konfiskuar pronarëve të mëparshëm pas ardhjes në fuqi të regjimit në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë, situata u bë edhe më komplekse pas rënies së komunizmit në vitin 1990 dhe vendosjes së demokracisë. Qeveria demokratike e Shqipërisë nisi reformën e tokës dhe vendosi t’ia shpërndante tokën fshatarëve dhe fermerëve që e kishin punuar gjatë periudhës së komunizmit.

 

Kjo përpjekje rezultoi më sfiduese se sa ishte parashikuar, pasi një pjesë e kësaj toke kishte pronarë të mëparshëm që kishin të drejta mbi të. Nga ana tjetër, familjet që kishin punuar tokën nuk kishin tituj pronësie apo çfarëdolloj dokumentacioni tjetër që të provonte pronësinë. Megjithatë, fshatarëve iu desh të ndiqnin disa procese gjyqësore dhe disa prej tyre patën sukses në marrjen e titujve të pronësisë. Sidoqoftë, kjo nuk ndodhi me grupet e cenueshme si komuniteti Rom dhe Egjiptian. Arsyet kryesore për këtë ishin vëmendja e kufizuar nga ana e tyre ndaj procedurave administrative dhe mungesa e burimeve financiare për të mbuluar tarifat dhe përfaqësimin ligjor të nevojshëm për procesin. Si rrjedhojë, shumë prej tyre emigruan në vendet e BE-së dhe më tej, por me kalimin e kohës, disa vendosën të ktheheshin.

 “U larguam drejt Gjermanisë me synimin për të kërkuar azil dhe për një jetë më të mirë, sepse këtu po përballeshim me sfida të konsiderueshme.”

Laureta Xhelali, fermere gruri, Seman

Pas ardhjes, shumë nga të kthyerit u përballën me sfidën për t’iu rikthyer jetës së tyre të mëparshme. Ndonëse vështirësitë me të cilat janë përballur të kthyerit janë të shumta, disa përvoja janë të përbashkëta për shumë prej tyre, duke përfshirë vështirësinë për të siguruar të ardhura të qëndrueshme dhe gjetjen e punësimit formal. Të kthyerit e komuniteti Rom dhe Egjiptian nga fshati i Semanit vijnë nga një histori e gjatë e kultivimit të tokës, ku njohuritë taktike bujqësore janë kaluar brez pas brezi. Megjithatë, ndërsa fshatarët filluan të largoheshin në kërkim të mundësive më të mira jashtë vendit, toka e fshatit mbeti e pambikëqyrur dhe e djerrë. Parcelat u dhanë me qira për një shumë modeste, ndërkohë që fshatarët kërkuan fatin e tyre tjetërkund, dhe jeta agrare hasi në pengesa, duke bërë një hap pas për zhvillimin vendor të komuniteteve në të gjithë Shqipërinë.

 

“U larguam drejt Gjermanisë me synimin për të kërkuar azil dhe për një jetë më të mirë, sepse këtu po përballeshim me sfida të konsiderueshme.” shprehet Laureta Xhelali, një fermere gruri nga fshati, teksa diskuton për arsyet e emigrimit. Ndonëse familja e Lauretës ka jetuar për breza të tërë në fshat, zotëronte tokë dhe e kultivonte atë vit pas viti, ata nuk zotëronin ligjërisht titullin e pronësisë. Shpenzimet administrative për të marrë titullin e pronësisë së tokës ishin përtej mundësive të tyre financiare. Megjithatë, të kthyerit janë mbështetur nga ‘Regional Returnee Reintegration Project’, financuar nga BE-ja dhe zbatuar nga UNDP, që i ka ndihmuar në trajtimin e sfidave të ndryshme me të cilat janë përballur pas kthimit.

Për shembull, pavarësisht aftësive të tyre praktike në bujqësi dhe familjaritetit me tokën, ata nuk mundën të përfitonin plotësisht nga toka e punueshme për shkak të mungesës së titullit të pronësisë. “Kanë kaluar tridhjetë vjet dhe ne akoma nuk kemi marrë certifikatën e pronësisë së tokës,” shton Laureta Xhelali. UNDP, së bashku me OJQ-të vendore, ndihmoi në lehtësimin e procesit të marrjes së titullit të pronësisë për më shumë se 16 familje të kthyerish. Laureta Xhelali shpreh mirënjohjen e saj: “Falë mbështetjes së projektit dhe këmbënguljes së familjes sonë, tashmë po korrim frytet e punës sonë me korrjen e parë të grurit.” Ndonëse synimi kryesor i ndihmës së ofruar nga projekti ishte marrja e titujve të pronësisë së tokës dhe inkurajimi i të kthyerve të rifillojnë prodhimin bujqësor, të kthyerit patën mundësinë edhe të kultivojnë grurë në parcela më të mëdha toke të punueshme. Si rrjedhojë, 27 familje morën mbështetje dhe filluan prodhimin e grurit. Përpjekjet e përbashkëta të fshatarëve të kthyer, OJQ-ve vendore dhe UNDP-së i mundësuan të kthyerve të përdorin tokën e tyre në mënyrë më produktive. “Më përpara nuk e përballoja dot të mbillja dy hektarë tokë. Falë kësaj mbështetjeje, tashmë kam një hektar grurë,” shprehet Anila Kazanxhiu, një e rikthyer dhe fermere gruri.

“Ky është vërtet një projekt për t’u lavdëruar për sa i përket qëndrueshmërisë dhe ndikimit, pasi ai ofron aftësitë dhe rezultate të prekshme në një periudhë shumë të shkurtër. Është i dukshëm, i prekshëm dhe do të ketë një ndikim që do të zgjasë.”

Mirjeta Ramizi ,UNDP Albania,

Falë ndihmës së projektit, ata që më parë nuk mund të kultivonin tokën e tyre, tashmë mund ta bëjnë këtë dhe fermerët e rikthyer kanë mundësinë të zgjerojnë tokën e punueshme për të pasur të ardhura më të qëndrueshme. Si pjesë e mbështetjes së projektit, fermerëve të kthyer u janë ofruar dhe një sërë seancash trajnuese rreth praktikave të mira bujqësore. Ky trajnim i pajis ata me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të trajtuar sfidat në bujqësi, që nga mbjellja e farave te shitja e prodhimit të markete. Për Mirjeta Ramizin nga UNDP Albania, ky projekt spikat si një nga projektet më të suksesshëm në karrierën e saj. “Ky është vërtet një projekt për t’u lavdëruar për sa i përket qëndrueshmërisë dhe ndikimit, pasi ai ofron aftësitë dhe rezultate të prekshme në një periudhë shumë të shkurtër. Është i dukshëm, i prekshëm dhe do të ketë një ndikim që do të zgjasë.”

Rreth projektit

Projekti ‘Reintegration of Returnees in the Western Balkans’ fokusohet në trajtimin e pengesave kryesore për riintegrimin socio-ekonomik të të kthyerve të cenueshëm në Ballkanin Perëndimor.  Projekti është pjesë e Pre-accession Assistance (IPA) II Multi-Country Action, EU support to Fundamental Rights of Roma Community, dhe Reintegration of Returnees, besuar UNDP-së, World Bank, dhe Council of Europe.   Projekti vlerëson hendeqet në politika dhe institucione në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe lehtëson dialogun rreth mekanizmave për zbatimin e monitorimit të politikave të riintegrimit dhe programeve. Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, projekti zbaton programe të nivelit vendor dhe teston zgjidhje novatore për riintegrimin e qëndrueshëm socio-ekonomit të të kthyerve.

Photo credits: Reintegration of returnees in the Western Balkans project

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.