Fushata “Kultura Lidh” e WeBalkans u prezantua në Konferencën Rajonale për Bashkëpunim Kulturor Rinor që u mbajt në Europe House në Beograd dhe u organizua nga Laboratori Rinor i Ballkanit Perëndimor 2 i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC).
Veprimtaria mblodhi artistë, përfaqësues të BE-së dhe zyrtarë nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) dhe RCC për të diskutuar mbi bashkëpunimin kulturor në të gjithë rajonin.
Ognjen Markoviq, Udhëheqësi i Ekipit të Laboratorit Rinor të BP 2 të RCC-së, hapi konferencën me thirrje të fortë për sisteme të zgjeruara mbështetëse për të shfrytëzuar potencialin e plotë krijues dhe vizionar të të rinjve. “Duke investuar në talentet tanë të rinj dhe duke mbështetur nismat e tyre, ne forcojmë strukturën kulturore të Ballkanit Perëndimor dhe hedhim bazat për një të ardhme më gjithëpërfshirëse dhe dinamike”, tha ai.
Prezantimi i fushatës “Kultura Lidh” nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit kulturor dhe theksoi se si kulturat e ndryshme të Ballkanit Perëndimor forcojnë gjallërinë dhe qëndrueshmërinë e rajonit, duke theksuar rolin e rëndësishëm të mbështetjes së BE-së nëpërmjet programeve si programi Creative Europe, CC4WB që forcon nismat kulturore në rajon.
Kjo gjithashtu u theksua nga Richard Masha, Shefi i Operacioneve, Seksioni II, në Delegacionin e BE-së në Serbi, i cili ripohoi angazhimin e BE-së për të ushqyer potencialin dhe fuqizimin e të rinjve.
“Mbështetja e kulturës dhe shkëmbimit kulturor është thelbësore për të bashkuar njerëzit dhe për të nxitur bashkimin në llojllojshmërinë tonë.”
Richard Masha, Shefi i Operacioneve, Seksioni II, Delegacioni i BE-së në Serbi
Konferenca theksoi rolin kyç të sektorit kulturor si katalizator për rritjen ekonomike dhe kohezionin e komunitetit, duke shënuar një hap jetik drejt një peizazhi kulturor më të unifikuar ku artistët e rinj bëjnë më shumë sesa që marrin pjesë – ata formësojnë në mënyrë aktive narrativin kulturor të rajonit.
Marija Bulat, Kryetare e Degës Lokale në RYCO, diskutoi fuqinë transformuese të shkëmbimeve kulturore. “Shkëmbimet janë thelbësore për të thyer barrierat, për të nxitur ndjeshmërinë dhe për të promovuar bashkëpunimin rajonal”, shpjegoi ajo, duke shtuar se Fondi Kulturor Rinor i Ballkanit Perëndimor i RYCO-s po shtron shtigje të reja për ndërtimin e paqes nëpërmjet artit dhe kulturës.
Përveç prezantimit të fushatës “Kultura Lidh”, konferenca shfaqi bashkëpunim të fortë me WeBalkans. Ambasadori i ri evropian, Adi Softiq moderoi sesionin “Krijimi i Rrjeteve të Qëndrueshme Kulturore”. Ambasadorja jonë kulturore, Mara Prohaska, iu bashkua ekspertit të fushatës për të prezantuar një segment mbi prodhimin e artit dokumentar. Gjithashtu, fjalimin kryesor e mbajti artistja e re Hanna Dujmoviq, e cila gjithashtu kryen rolin e ambasadorëve kulturorë të “Kultura Lidh”.
“Mbështetja e kulturës dhe shkëmbimit kulturor është thelbësore për të bashkuar njerëzit dhe për të nxitur bashkimin në llojllojshmërinë tonë.”
Richard Masha, Shefi i Operacioneve, Seksioni II, Delegacioni i BE-së në SerbiKonferenca theksoi rolin kyç të sektorit kulturor si katalizator për rritjen ekonomike dhe kohezionin e komunitetit, duke shënuar një hap jetik drejt një peizazhi kulturor më të unifikuar ku artistët e rinj bëjnë më shumë sesa që marrin pjesë – ata formësojnë në mënyrë aktive narrativin kulturor të rajonit.
Marija Bulat, Kryetare e Degës Lokale në RYCO, diskutoi fuqinë transformuese të shkëmbimeve kulturore. “Shkëmbimet janë thelbësore për të thyer barrierat, për të nxitur ndjeshmërinë dhe për të promovuar bashkëpunimin rajonal”, shpjegoi ajo, duke shtuar se Fondi Kulturor Rinor i Ballkanit Perëndimor i RYCO-s po shtron shtigje të reja për ndërtimin e paqes nëpërmjet artit dhe kulturës.
Përveç prezantimit të fushatës “Kultura Lidh”, konferenca shfaqi bashkëpunim të fortë me WeBalkans. Ambasadori i ri evropian, Adi Softiq moderoi sesionin “Krijimi i Rrjeteve të Qëndrueshme Kulturore”. Ambasadorja jonë kulturore, Mara Prohaska, iu bashkua ekspertit të fushatës për të prezantuar një segment mbi prodhimin e artit dokumentar. Gjithashtu, fjalimin kryesor e mbajti artistja e re Hanna Dujmoviq, e cila gjithashtu kryen rolin e ambasadorëve kulturorë të “Kultura Lidh”.
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!