Mali i Zi është një importues neto i prodhimeve bujqësore dhe ushqimore. Megjithëse deficiti tregtar është reduktuar gjatë viteve të fundit, kërkimi nga Instituti për Studime Prospektive Teknologjike, i financuar nga BE-ja, tregon se një sërë elementesh vijojnë të ndikojnë te kjo situatë. Këtu përfshihen fermat e fragmentuara, vëllimet e ulëta të prodhimit parësor, një sektor përpunimi i pazhvilluar dhe nivelet e ulëta të aplikimit të teknologjive moderne të prodhimit.
Potenciali për rritje në tregun bujqësor u pikas nga Veletex, një shoqëri malazeze që funksionon prej 30 vitesh dhe është e përfshirë në shpërndarjen ushqimore dhe shitjen me pakicë të produkteve të hortikulturës. Qendrat kopshtare Kalia të shoqërisë punësojnë mbi 40 agronomë.
“Nuk ekziston asnjë shoqëri apo institucion tjetër në Malin e Zi që punëson kaq shumë ekspertë në bujqësi. Kalia është edhe burimi i sigurimit të të gjitha lëndëve të para për prodhim bujqësor, çka ka ndihmuar”
Miloš Golubović , Menaxheri i Përgjithshëm i Veletex
Potencial për rritje
Miloš Golubović është Menaxheri i Përgjithshëm i Veletex. Ai shpjegon se prodhimi bujqësor parësor ishte një përputhje e përshtatshme për biznesin e tyre. Sektori i shpërndarjes, që është sektori më i vjetër në këtë shoqëri, merret me shpërndarjen e ushqimeve, duke përfshirë frutat dhe zarzavatet, duke bërë që shoqëria të ketë partnerë dhe kontakte biznesi për shitjen e prodhimeve bujqësore. “Nuk ekziston asnjë shoqëri apo institucion tjetër në Malin e Zi që punëson kaq shumë ekspertë në bujqësi. Kalia është edhe burimi i sigurimit të të gjitha lëndëve të para për prodhim bujqësor, çka ka ndihmuar”.
Kështu, Veletex ngriti një shoqëri të re, Naše Voće (“fruta jonë” në gjuhën malazeze), dhe bleu mbi 44 hektarë tokë bujqësore nga një ish-fermë shtetërore në zonën e Nikshiqit.
Ndihmë për t’u zhvilluar
Miloš shpjegon se të punuarit me teknologjitë moderne në rritjen e frutave kërkon hapësira më të mëdha pasi nevojitet një pjesë shumë e shtrenjtë infrastrukture, pavarësisht nëse ke një hektar apo 40 hektarë tokë. “E kam fjalën për sistemin qendror të vaditjes”.
Investimi në këtë lloj teknologjie përbën sfidë të konsiderueshme, edhe për shoqëri të njohura si Veletex-i. Për këtë arsye, Naše Voće vendosi të aplikojë për mbështetje nga programi i BE-së, Instrumenti i Asistencës së Para – Aderimit për Zhvillim Rural (IPARD), që përqendrohet te zonat rurale dhe sektorët agro-ushqimorë në vendet në proces aderimi në BE. Përmes IPARD-it, shoqëria u mbështet për ngritjen dhe, më pas, zgjerimin e pemëtoreve me mollë dhe investimin në rrjetat kundër breshrit. Tashmë, me thirrjen e fundit për propozim, është nënshkruar një kontratë granti për ndërtimin e një stabilimenti për përpunimin dhe ruajtjen e frutave. “Me 2,500 metra katrorë, stabilimenti do të jetë një ndër më të mëdhenjtë në Malin e Zi”, thotë Miloš-i.
“Plani për zgjerim të mëtejshëm është për mollën e kuqe Red Delicious, por në katër hektarë do të kultivohet një varietet i ri – Fuji Japoneze – që është po ashtu një mollë e kuqe: një frutë e madhe, diçka krejtësisht e re për Malin e Zi”.
Miloš Golubović , Menaxheri i Përgjithshëm i Veletex
Krahas kësaj, është nënshkruar dhe një kontratë granti për prodhim parësor me ndërtimin e një pemëtoreje shumëvjeçare me mollë. Investimi përfshin blerjen e fidanëve dhe një traktori.
Mollët janë fruta kryesore me të cilën shoqëria po punon, për shkak se kushtet klimatike të luginës së Župa-s janë më të përshtatshme për rritjen e mollëve. Aktualisht, shoqëria rrit varietete të mollës së kuqe. “Plani për zgjerim të mëtejshëm është për mollën e kuqe Red Delicious, por në katër hektarë do të kultivohet një varietet i ri – Fuji Japoneze – që është po ashtu një mollë e kuqe: një frutë e madhe, diçka krejtësisht e re për Malin e Zi”, thotë Miloš-i.
Rreth programit
Pjesë e Instrumentit të Asistencës së Para – Aderimit (IPA), i projektuar për të mbështetur reformat në vendet në proces aderimi në BE, Instrumenti i Asistencës së Para- Aderimit për Zhvillim Rural (IPARD) përqendrohet te zonat rurale dhe sektorët agro-ushqimorë në këto vende. Përmes këtij instrumenti, BE-ja u ofron përfituesve ndihmë financiare dhe teknike për të bërë sektorin e tyre bujqësor dhe zonat rurale më të qëndrueshme dhe për t’i harmonizuar ato me politikën e përbashkët bujqësore të BE-së.
Photo credits: Naše Voće

Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!