Luka Gorgievski, 26 vjeç, është anëtar i grupit muzikor “Funk Shui” nga Maqedonia e Veriut. Formuar në vitin 2010, grupi e përshkruan muzikën si rrjedhshmëri. Duke folur mbi atë që e frymëzoi të bëhej muzikant, Luka u shpreh: “U mahnita kur kuptova se njerëzit kishin mënyra të tjera komunikimi përveç fjalëve. Është një privilegj i rrallë.”
“Duke e ditur këtë, e admiroj dhuntinë që gëzoj dhe përpiqem t’i bëj njerëzit të buzëqeshin, të kërcejnë dhe të largojnë druajtjen. Dhe kjo është pikërisht ajo që ndjejnë ata. Rastisi që mësova si mund ta bëja të funksiononte më së miri.” – shton ai.
Grupi ka regjistruar disa këngë dhe është i mirënjohur në Maqedoninë e Veriut dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, gjatë rrugëtimit të tyre muzikor, ata janë përballur me shumë sfida. Gjatë diskutimit mbi sfidat, Luka u shpreh “Çfarë nuk ishte sfidë do të ishte pyetje më e mirë. Kemi kaluar sfida të panumërta!”
“U mahnita kur kuptova se njerëzit kishin mënyra të tjera komunikimi përveç fjalëve. Është një privilegj i rrallë.”
Luka Gorgievski
Mësimi i biznesit të artit
Aspekti i biznesit në punën e grupit ishte një nga sfidat kryesore. Funk Shui e zgjidhi këtë problem duke bashkëpunuar me një menaxhere të muzikës profesionale. Gorjana Jordanovska, e cila punon për Password Production, një shoqëri për menaxhimin e muzikës, shpjegon se shumica e artistëve në Maqedoninë e Veriut “nuk kanë edukimin e duhur mbi biznesin e muzikës”. “Ata nuk dinë si ta shesin veten. Nuk dinë si të punojnë në botën e muzikës profesionale. Ata thjesht dinë të bëjnë muzikë.” – shprehet ajo.
“Ata nuk dinë si ta shesin veten….. Thjesht dinë të bëjnë muzikë.”
Gorjana Jordanovska, Password Production
Password Production vendosi ta adresonte këtë sfidë në mënyrë sistematike, me qëllim që t’i ndihmonte klientët dhe muzikantë të tjerë me edukimin mbi biznesin e muzikës. Në bashkëpunim me partnerë nga Çekia, Estonia, Greqia, Hungaria, Polonia, Rumania, Serbia dhe Sllovenia, ata filluan projektin e titulluar “Qendra për Shkëmbimin e Risive Muzikore në Evropën Qendrore dhe Juglindore” (HEMI). Projekti financohet nga programi i Bashkimit Evropian, me titull “Evropa Krijuese”.
“Projekti HEMI ofron ekspertizë, konsulencë dhe module trajnimi për profesionistët e muzikës në Evropën Qendrore dhe Juglindore, duke iu përgjigjur nevojave aktuale dhe të ardhshme të sektorit në rajon dhe në Evropë.” – shprehet Gorjana.
Gorjana beson se ky projekt do të jetë kontribut i rëndësishëm në zhvillimin profesional të komunitetit të muzikantëve. Përveç aksesit në konsulencë profesionale për edukimin mbi biznesin, artistët do të kenë mundësinë të performojnë në festivalet e organizatave partnere, në nëntë vendet ku zbatohet projekti.
Jo vetëm për muzikantët
Krahas kësaj, HEMI do të lehtësojë publikimin e përmbajtjes dhe promovimin e lajmeve, duke krijuar lidhje ndërmjet artistëve të ardhshëm dhe të njohur, promovuesve të festivaleve, menaxherëve të aktiviteteve kulturore, shkollave të muzikës dhe më gjerë, brenda një komuniteti të përbashkët për marketingun në muzikë.
Projekti filloi në vitin 2019 dhe do të vijojë deri në fund të vitit 2023. Deri në fund të këtij viti, projekti do të mbështesë muzikantët duke prezantuar një platformë për promovimin dhe edukimin e artistëve të rinj mbi biznesin. Projekti do të ofrojë gjithashtu Inkubatorin e Risive Muzikore REMI, ku muzikantët do të mësojnë si të përdorin TIK-un dhe marketingun në internet për të promovuar muzikën e tyre më tej, si dhe të përmirësojnë aftësitë në menaxhimin dhe zhvillimin e biznesit për të kapërcyer sfidat aktuale dhe të ardhshme në industrinë e muzikës.
Ndaj, teksa muzika e Lukës i shtyn njerëzit të buzëqeshin dhe të kërcejnë, Gorjana dhe kolegët e saj sigurohen që ai dhe artistët e tjerë në rajon punojnë në një mjedis të sigurt biznesi.
Photo Credits: Aleksandra Kostadinovska

Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!