Grantet e EU4Culture Shndërrojnë Gratë Artizane të Krujës në Sipërmarrëse Digjitale | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

Grantet e EU4Culture Shndërrojnë Gratë Artizane të Krujës në Sipërmarrëse Digjitale

06 Dec 2023

Artizanet e Krujës, së bashku me përfaqësues nga bashkia, komunitetet vendore, Ministrinë e Kulturës, EU Delegation dhe UNOPS-in, morën pjesë në një ceremoni për të festuar rezultatet e jashtëzakonshme të arritura përmes nismës vendore “Artisans between Past and Future”. Kjo nismë, e zhvilluar nga fondacioni “Progress” dhe e mbështetur nga programi i granteve të EU4Culture, përfshiu 12 seanca trajnimi për gratë artizane, me fokus përdorimin e mediave sociale dhe krijimin e përmbajtjeve vizualisht tërheqëse për krijimin e markës, marketingun dhe shitjen efektive të punimeve të tyre artizanale në internet.

“Ne presim që trajnimi për krijimin e markave, marketingun digjital dhe shitjet në internet të fuqizojë artizanet për të sheshuar hendekun digjital, duke siguruar një kalim sa më të lehtë. Përveç aspekteve ekonomike, këto ‘’aftësi të së ardhmes” do të kontribuojnë në ruajtjen e traditave shekullore, duke bërë të mundur kalimin e tyre te brezat e ardhshëm.”

Pamela Lama, Menaxhere e Lartë e Programit EU4Culture

Si pjesë e projektit, është krijuar dhe instaluar një tabelë informuese digjitale në hyrje të Pazarit të Vjetër të Krujës, e cila shërben si një burim i vlefshëm për turistët që kërkojnë informacion për artizanet dhe sitet e trashëgimisë kulturore vendore. Gjithashtu, tabela do të përdoret nga bashkia për njoftime të rëndësishme për komunitetin. Prej shekujsh, marketingu dhe shitjet në tregun e punimeve artizanale të malit të lashtë të qytetit të Krujës, ka qenë punë për burrat. Të ardhurat ishin të kufizuara në një sezon të shkurtër turistik dhe shumë të varura nga moti i mirë. Teknologjia e re ishte një zgjidhje e përkryer për të ndihmuar artizanët të përmirësojnë jetesën e tyre dhe të bëhen më të fortë ndaj sfidave dhe tronditjeve në të ardhmen, të tilla si pandemitë, kushtet e këqija të motit ose kufizimet e udhëtimeve.

“Ne presim që trajnimi për krijimin e markave, marketingun digjital dhe shitjet në internet të fuqizojë artizanet për të sheshuar hendekun digjital, duke siguruar një kalim sa më të lehtë. Përveç aspekteve ekonomike, këto “aftësi të së ardhmes” do të kontribuojnë në ruajtjen e traditave shekullore, duke bërë të mundur kalimin e tyre te gjeneratat e ardhshme”, theksoi Pamela Lama, Menaxhere e Lartë e Programit EU4CULTURE.

“Aftësitë e reja të fituara nga artizanet e Krujës dhe ngritja e pikës së re informuese, jo vetëm që do të rrisin zhvillimin ekonomik të rajonit, por do të luajnë rol të rëndësishëm në promovimin e turizmit. Rrjedhimisht, do të stimulohet ekonomia vendore dhe do të gjenerohen të ardhura të reja për komunitetet,” shtoi ajo.

“Përmes fuqizimit të artizaneve vendase me aftësi digjitale, ne lidhim të kaluarën me të ardhmen, duke siguruar që punimet artizanale tradicionale të rezistojnë në botën moderne. Kjo nismë jo vetëm që fuqizon gratë e talentuara artizane të Krujës, por edhe vlerëson bukurinë e përhershme të trashëgimisë sonë, duke e shndërruar historinë në një kryevepër të gjallë për brezat e ardhshëm.”

Juljan Aga, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit “PROGRESS”

EU4Culture ofroi grante për pesë nisma vendore që synojnë mbështetjen e artizanëve dhe nxitjen e turizmit kulturor në Krujë, nga të cilat përfituan mbi 500 individë. Këto aktivitete krijuan 41 mundësi të reja punësimi, përfshirë 29 vende pune të posaçme për gratë. Gjithashtu, këto nisma kontribuan në krijimin e 42 produkteve të turizmit kulturor, përfshirë një tabelë digjitale informuese, paketa të ndryshme markash, video promovuese, faqe interneti e shumë të tjera.

Juljan Aga, Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit “PROGRESS” shpjegon se për ta nisma “Artisans Between Past and Future” është më shumë se një projekt.  Ajo është një zotim i palëkundur për të ruajtur mozaikun kulturor. “Përmes fuqizimit të artizaneve vendase me aftësi digjitale, ne lidhim të kaluarën me të ardhmen, duke siguruar që punimet artizanale tradicionale të rezistojnë në botën moderne. Kjo nismë jo vetëm që fuqizon gratë e talentuara artizane të Krujës, por edhe vlerëson bukurinë e përhershme të trashëgimisë sonë, duke e shndërruar historinë në një kryevepër të gjallë për brezat e ardhshëm,” thotë Aga.

Rreth projektit

Në nëntor të vitit 2019, Shqipëria u godit nga tërmeti më vdekjeprurës i 50 viteve të fundit,  me magnitudë 6.3 ballë i shkallës Rihter, i cili shkaktoi dëme të mëdha në 11 bashki. Projekti EU4Culture financohet nga European Union (EU) dhe zbatohet nga United Nations Office for Project Services (UNOPS) në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë. Ai fokusohet në rinovimin dhe rigjallërimin e vendeve kryesore të trashëgimisë kulturore të dëmtuara nga tërmeti dhe përfaqëson një nga programet më të mëdha të trashëgimisë kulturore të financuar nga European Union me një buxhet total prej 40 milionë euro. Udhëhequr nga parimi “Building Back Better”, EU4Culture fokusohet në rinovimin e pikave kryesore të trashëgimisë kulturore në përputhje me UN Framework for Disaster Risk Reduction. Në të njëjtën kohë, projekti synon të rrisë potencialin turistik të Shqipërisë, duke kontribuar kështu drejtpërdrejt në rimëkëmbjen socio-ekonomike vendore dhe rajonale. Për këtë qëllim, rëndësi e veçantë i kushtohet teknologjive inovative, përfshirë tregimin digjital të historive dhe krijimin e produkteve multimediale të projektuara për të qenë të aksesueshme nga gjithë. Njëkohësisht, projekti mbështet sipërmarrjen vendore, zejtarinë dhe nismat kulturore që zhvillohen rreth vendeve të përzgjedhura përmes shpërndarjes së granteve, duke dhënë një shtysë të drejtpërdrejtë për ekonominë vendore.

Mëso më shumë

Photo credits: EU4 Culture

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.