‘Creative Europe’, është një program i BE-së për mbështetjen e sektorëve të kulturës dhe medias. Programi përbëhet nga dy nën-programe: Kultura – për promovimin e sektorit të kulturës dhe Programit të Medias – për të mbështetur sektorin audio-vizual. Creative Europe, me një buxhet prej 1.46 miliardë euro mbështet sektorët kulturorë dhe krijues të Evropës duke ofruar fonde për 2,500 artistë dhe profesionistë të kulturës, 2,000 kinema, 800 filma, 4,500 përkthime librash dhe garanci financiare deri në 750 milionë euro për bizneset e vogla aktive në sektor. Në Veçanti, Creative Europe ka zgjeruar shtrirjen e saj drejt institucioneve kulturore dhe artistët në Ballkanin Perëndimor, dhe vitet e fundit këtu u përfshinë dhe artistët Serb
“Këto dy eksperienca ishin shumë të vlefshme për portofolin tim artistik. Krahas arritjes profesionale, pata mundësinë të formoj miqësi dhe lidhje të reja. Në përgjithësi, ishte një përvojë mësimore shpërblyese”
Damjan Jovičin, kompozitor dhe pianist
Damjan Jovičin është një kompozitor dhe pianist i talentuar serb me bazë në Beograd. Ai është një figurë e shquar e brezit të ri të artistëve krijues dhe kompozitorëve në Ballkan. Damjan-i krenohet me një grup të gjerë kompozimesh muzikore dhe veprat e tij janë interpretuar nga ansamble të njohur si: RTS Orchestra and Choir, Hermes Ensemble, Mivos Quartet, Manojlović Quartet, Zagreb Flute Ensemble, String Orchestra of the Faculty of Music in Belgrade, Belgrade Guitar Duo, dhe shumë të tjerë.
Kompozimet e tij janë shfaqur në evente dhe vende prestigjioze, duke përfshirë Summer Course for New Music në Darmstadt, the International Summer Academy of the University of Music and Performing Arts në Vjenë, Time of Music festival të Finlandës, Walden Creative Music Retreat në New Hampshire , SHBA dhe Belgrade Music Festival (BEMUS).
Damjan-i është ndër artistët serbë që kanë korrur përfitimet e programit Creative Europe. Krijimet e tij artistike gjetën një skenë në Balkan Youth Jazz Orchestra të financuar nga BE-ja dhe u bënë pjesë e projektit “Opera: Past present Perfect!”. “Të dyja këto përvoja ishin shumë të vlefshme për portofolin tim artistik, rrëfen Damjan-i. Krahas arritjes profesionale, pata mundësinë të formoj miqësi dhe lidhje të reja. Në përgjithësi, ishte një përvojë mësimore shpërblyese”, reflekton ai.
Nisma ndërkombëtare, “Opera: Past, Present, Perfect!” u iniciua në kuadër të Creative Europe-Culture: European Cooperation Projects in 2020. Projekti zgjat nga shtatori 2020 deri në shkurt 2023. Krahas MOTO – Music, Opera, and Theater Organization, e cila shërben si drejtuese e projektit, bashkëpunëtorët përfshijnë Nieuw Geneco nga Amsterdami (Holandë), Young Musician International Association of Georgia Tbilisi (Gjeorgji), University of Donja Gorica in Podgorica (Mali i Zi), dhe Little Theatre “Duško Radović” në Serbi.
“Na u ofruan seanca mësimore online për kompozimin e operës, të cilat përfshinin komente të vlefshme për kompozimet tona muzikore. Marrja e udhëzimeve nga kompozitorë me përvojë ishte një përvojë jashtëzakonisht plotësuese dhe domethënëse.”
Damjan Jovičin, kompozitor dhe pianist
Objektivi kryesor i projektit “Opera: Past, Present, Perfect!” është të nxisë lidhjet dhe të ofrojë arsim për profesionistët e rinj, duke synuar të lehtësojë dialogët ndërsektorialë, ndërkombëtarë dhe ndërbreznorë (veçanërisht ndërmjet profesionistëve të rinj dhe mentorëve). Projekti synon të promovojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e ekspertizës, me qëllim përfundimtar për të rivendosur operën si një formë arti ndërdisiplinore dhe të mirëfilltë evropiane.
Në kuadër të këtij projekti, opera “Mercy Street” e Damjan Joviçin u shfaq në Beograd, në teatrin Duško Radović. Megjithatë, falë mbështetjes së projektit, përveç mundësisë për të ekspozuar punën e tij, Damjan përfitoi edhe nga mundësitë e mentorimit të ofruara përmes Dutch Composers’ Union. “Na u ofruan seanca mësimore online për kompozimin e operës, të cilat përfshinin komente të vlefshme për kompozimet tona muzikore. Marrja e udhëzimeve nga kompozitorë me përvojë ishte një përvojë jashtëzakonisht plotësuese dhe domethënëse,” vë në dukje Damjan.
Rreth programit
Programi Creative Europe 2021-2027 ka një buxhet prej 2.44 miliard euro, në krahasim me buxhetin e projektit paraardhës (2014-2020) prej 1.47 miliard euro. Creative Europe investon në veprime që përforcojnë diversitetin kulturor dhe u përgjigjen nevojave dhe sfidave të sektorëve kulturorë dhe krijues. Objektivat kryesore të programit janë: të ruajë, zhvillojë dhe promovojë shumëllojshmërinë dhe trashëgiminë kulturore dhe gjuhësore evropiane dhe të rrisë konkurrencën dhe potencialin ekonomik të sektorëve kulturorë dhe krijues, në veçanti të sektorit audiovizual. Risitë e programit do të kontribuojnë në rimëkëmbjen e këtyre sektorëve, duke përforcuar përpjekjet e tyre për t’u bërë më gjithëpërfshirës, më dixhital dhe më të qëndrueshëm nga pikëpamja mjedisore.
Photo credits: Damjan Jovicin

Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!